Vlerësim i aktakuzës për organizatorët e 27 prillit do të ndodh në një kohë të afërt, deklaroi sot kryetari i Gjykatës Themelore Publike Shkup, Ivan Xholev.
Theksoi se nga ana e Gjykatës Penale disa herë është përcaktuar Këshilli për vlerësim të aktakuzës, por në seancat e caktuara mbrojtja ka parashtruar kërkesë për përjashtim të gjykatësve dhe deri më tani tetë nga gjithsej nëntë gjykatës në sektorin për krim të organizuar janë përjashtuar.
“Gjithmonë në seancat e caktuara për vlerësim nga ana e mbrojtjes janë parashtruar kërkesa për përjashtim të gjykatësve, në të cilat gjykata është përgjigjur pozitivisht. Këto janë shkaqet për shkak të të cilave deri më tani nuk është vlerësuar kjo padi”, theksoi Xholev.
Shtoi se pothuajse gjithë sektori i gjykatësve nga krimi i organizuar në bazë të ndryshme deri më tani kanë marrë pjesë në lëndën e parë “27 prilli” dhe se me siguri do të delegohen gjykatës të tjerë, të cilët do të veprojnë rreth lëndës së re për organizatorët e 27 prillit.
“Për shumë persona kjo lëndë është e ndërlidhur me organizatorët, gjegjësisht konsiderojnë se bëhet fjalë për ngjarje të njëjtë penale juridike. Nga ky shkak gjykata me kujdes është sjellur ndaj kërkesave për përjashtim dhe në fund ka vendosur që të mos ketë kurrfarë dyshimi për anshmërinë e gjykatësve që t’i përjashtojë gjykstësit që kanë marrë pjesë në çfarëdo baze në lëndën e parë, për të cilin tashmë kemi gjykim jo të plotfuqishëm. Këtu janë edhe edhe gjykatës tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në vlerësim të aktakuzës jo të plotfuqishme. Këtu janë edhe gykatës tjerë që kanë marrë pjesë në vlerësim të aktakuzës”, deklaroi Xholev.
I pyetur për atë me çfarë dinamike pret të zhvillohet gjykimi për rastin “Reket”, Xholev theksoi se dinamika nuk është diçka që varet kryesisht nga gjykata.
Për atë çka do të vendoset për arrestin e Katica Janevës, Xholev tha se ende nuk ka informacion dhe kur do të vijë një kërkesë e tillë do të vendosin menjëherë.
I pyetur nëse do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dënimet e gjykatëses Dobrilla Kacarska për avokatët në rastin për 27 prillin, Xholev shfaqi shpresë se më nuk do të ketë vendime të këtilla.
“Shpresoj se më nuk do të ketë vendime të këtilla nga ane e Gjykatës Kushtetuese. Ne edhe në kumtesë kemi thënë si Gjykatë Penale se nuk pajtohemi me vendimin e këtillë, e kontestojmë madje edhe kompetencën. Kuptohet që vendimin do ta respektojmë. Të lëmë që koha të tregojë çka do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi Xholev. .



