Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e Aleancës. Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është në anën strategjike i rëndësishëm për vizionin e bashkimit, lirisë dhe paqes të Evropës. Në Maqedoninë e Veriut Pompeo do të zhvillojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski ndërsa do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit. Më herët Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën nga data 1 deri më 6 tetor.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë
- SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit
- Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti
- Përse PDK-ja reagon ashpër ndaj mosprocedimit të ligjit për Specialen?
- “Protesta kaloi në plan të parë ndërgjegjen qytetare”/ Aktivisti Selmani: Pushteti është në një trajektore rënëse! Me skandalin e SHISH, Rama duhet të dorëzonte timonin
- Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë
- “Dimë shumë pak nga e vërteta e madhe”, Skandali i SHISH, Kikia: Duhet të sqarohet çfarë informacionesh i ka dhënë Vlora Hyseni Ergys Agasit, dhe për çfarë janë përdorur
- Kushtetuesja shpall afatin për zgjedhjen e Presidentit: Çfarë do të ndodhë tani?



