Author: Hamdi Kumanova

ZV/skryeministri Hazbi Lika pas largimit nga posti në mënyrë të heshtu për një kohë të gjatë nuk ka qenë i pranishëm në aktivitete partiake. Së fundi ai është parë në një tubim të PDK-së së Kadri Veselit për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Lika siç mësohet është i afërt me Ilmi Reçicën një figurë e fuqishme në PDK, andaj edhe ka marrë pjesë në këtë tubim, shkruan TS. Ndryshe përfaqësues të politkën shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur simpatinë e tzre ndaj liderëve kosovarë. Arben Taravari është parë në mbështetje të Albin Kurtit.(TS)

Lexo më Shumë

Zoran Mielvski – Kiçeec do të vendosë nëse dëshmia e tij para Vilma Ruskovkës do ta japë që ta shqyrtojnë avokatët e Boki 13 dhe Katica Janeva. Avokati Aleksandar Novakosvski, i cili mbron Milevskin, sqaron se mbrojtja bëhet sipas mënyrës së Milevskit. Sipas tij, mbrojtja nuk duhet me çdo kusht të jetë identike për të dyshuarit në rastin ‘Haraçi’. Avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës në mënyrë të ashpër reagua në vendimin e Prokurorisë që t’u mundësohet shqyrtimi i dëshmive përveç dëshmisë së Zoran Milevskit, i cili është i dyshuari i dytë. Kiçeec për momentin ndodhet në paraburgim shtëpiak…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev as që do të dëgjojë kërkesën e opozitës që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës – servisi në maqedonisht theksoi se nuk dëshiron tani zgjedhje të tilla dhe se ato duhet të mbahen më së voni në fund të tetorit 2020. “Argumentet tona janë se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në fund të tetorit të 2020. Opozita thotë të parakohshme”, thotë Zaev, që sipas tij, partia e tij do të fitojë zgjedhjet edhe tani nëse mbahen zgjedhje, por edhe nëse mbahen në terminin…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Prizren njofton se sonte në ora 20:30, në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari, në Prishtinë, kthehet nga Haga, kryetari i kësaj dege Lulzim Kabashi. Kabashi ka udhëtuar për në Hagë me datë 24 shtator, ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, sepse ai ishte komandant i batalionit të dytë të brigadës 125  në zonën operative të Pashktrikut. Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë deri më tash ka intervistuar rreth 100 persona. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Hagë ishte ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari…

Lexo më Shumë

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur për luftën e Koshares, Hisen Berisha, thotë se vendimi i liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për largimin e të gjithë zyrtarëve të korruptuar dhe mos inkuadrimin e tyre në qeverisjet e ardhshme, e ka shtyrë atë që t’i hyjë politikës. Në një intervistë për EkonomiaOnline, Berisha thotë bagazhi i tij mëse 30 vjeçar në fushën e sigurisë, duke përmendur pjesëmarrjen në luftën e fundit, por edhe angazhimin e tij ta pasluftës në TMK, FSK, dhe në ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, e bën atë që të jetë njeri i…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj së bashku me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë marrë pjesë sot në përurimin e asfaltimit të zonës ekonomike në Shirokë të Suharekës, zonë kjo e cila ka mbi 160 hektarë dhe mbi 70 biznese të cilat operojnë në të. Limaj tha se kur kanë vizituar për herë të parë këtë park, ka qenë në gjendje të tmerrshme, për çka tha se kanë dhënë edhe premtim që të kompletojnë gjithë infrastrukturën që i duhet 73 kompanive. “Këtu ia ka vlejt që të gjithë ne të interesohemi për ta kompletuar këtu park…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se i ka larguar posterët me fotografitë e Kadri Veselit të vendosura në shtyllat elektrike të qytetit. Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut: “Hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa marrë leje nga organet komunale ”. “Inspektorati komunal sot ka larguar posterë nga shtyllat publike, për të cilat nuk është prezantuar leje ”. “Kamenica ka rend e rregull. Ju falemnderit që e respektoni ! “, ka shkruar ai.   

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë për qind e numrit të deputetëve duhet tu takoj grave. Kështu u shpreh sot Kryetarja e Klubit të deputetëve, Gjylymsere Kasapi në Klubin e deputetëve ku flitej për përmirësimin e barazisë gjinorë. “Ne do kërkojmë kuota prej 50 për qind në Parlament dhe 30 për qind në pushtetin egzekutiv. Gjithashtu në pushtetin lokal kërkojmë që të rritet numrin i kryetareve të komunave”, u shpreh Kasapi. Deputetja e LSDM-së, Katerina Kuzmanovska theksoi seë lufta për të drejta të barabarta është e drejtë themelore, e cila duhet të rrespektohet. Mendime të ngjajshme ka dhënë edhe gratë tjera të pranishme në këtë…

Lexo më Shumë

Nga Komuna e Ohrit informojnë sot se ka filluar largimi i platformave ilegale nga objektet hotelerike, të cilat janë të vendosura në fund të bregut të Liqenit të Ohrit në vendin “J’no” deri tek vendbanimi “Kaneo”. Disa nga pronarët e objekteve hotelerike të cilët ishin të informuar më herët kanë angazhuar vetë ekipe për largimin e objekteve. Rrënimi është në përputhje me procedurat e planit aksionar pas rekomandimeve të Komitetit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore të UNESCO-s. Nga komuna informojnë se gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës inspektorët komunal do kryejnë kontroll të aktiviteteve për largimin…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila mori pjesë në forumin kushtuar lidhshmërisë në Evropë dhe Euroazi, kërkoi nga Bashkimi Evropian të dëshmojë gatishmëri dhe ambicie më të mëdha. “Ministrja kërkoi më shumë gatishmëri nga strukturat evropiane në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore në rajon pasi të gjitha vendet në rajon ballafaqohen me ndryshimet klimatike dhe ndotjen e ambientit jetësor”, kumtuan nga kabineti i saj. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i cili ishte edhe nikoqir i Forumit për lidhshmërinë në Evropë, solemnisht e nënshkroi edhe Partneritetin e parë për lidhshmëri…

Lexo më Shumë

Me titullin “Skandal! bashkëpunëtor të afërt të kryeministrit majtis maqedonoverior Zaev, mik i mirë i Tanja Fajon, të akuzuar për presion të një kompanie prestigjioze shëndetësore”, televizioni slloven Nova 24TV ka njoftuar opinionin e atjeshëm për aferën aktuale te ne “Reket2”, por edhe sjell detaje të cilat deri më tani nuk kanë qenë të njohura për opinionin maqedonas. Në tekstin e publikuar mbrëmjen e së premtes në ueb faqen e televizionit komercial slloven, zbulohet se i dyshuari i dytë në rastin “Reket”, Zoran Milevski Kiceec, është i lidhur edhe me aferën “Reket 2. Edhe pse drejtori i Fondit për Sigurim…

Lexo më Shumë

Duhet t’ia lëmë seancës së dytë gjyqësore që të tregojë të vërtetën për këtë çështje, tha kryeministri Zoran Zaev në lidhje me dëshminë e ish-shefit të DSK-së, Zoran Verushevski, i cili në seancën e fundit gjyqësore për rastin “Shënjestra-Fortesa” tha se pas arrestimit të tij, “bombat” në LSDM ishin të “modifikuara dhe të komprometuara”. “Unë kam, thënë në baza ditore biseda me këshilltarët e mi, ashtu edhe me këshilltarin për siguri kombëtare, Verushevskin. Duhet t’ia lëmë seancës së dytë që ti thotë të vërtetat për këtë çështje. Në zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në Prokurorinë Speciale, ai konverton…

Lexo më Shumë