Ish-shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov nuk u paraqit sot në seancën gjyqësore për rastin “Thesari”. Avokati i tij, Ljupco Shvrgovski dorëzoi një raport mjekësor të klientit të tij dhe tha se ai nuk ndjehej mirë, për këtë arsye edhe mungon në seancën e sotme. ” Ka të vjella, ka probleme me lukthin. Unë nuk jam mjek, ja raporti”, tha Svrgovski. Prokurorët, Trajçe Pelivanov dhe Artan Airo, nuk kërkuan shqyrtimin e raportit mjekësor. Gjykatësja Xheneta Begoviç tha se i akuzuari ishte thirrur sipas rregullores. Ajo citoi se Mijallkovi ka paraqitur vërtetim mjekësor ku shihet se ai ka marrë pushim mjekësor…
Author: Hamdi Kumanova
Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para zyrës së drejtorit Hristian Kostov. Arsyeja është një sulm fizik ndaj stafit nga një i afërm i një pacienti të ndjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ndërsa ka ndërhyrë edhe policia. -Ne nuk e dinim se në cilën anë do të na godisnin, mund të nxirrnin edhe pistoletë. Kot është deklarata ime, kot është gjithçka, thonë nga personeli mjekësor. Aktualisht po mbahet një takim mes përfaqësuesve të Sindikatës dhe drejtorit të spitalit.
Në seancën e 31 të këshillit komunal të Kumanovës në rend dite ishin raportet vjetore dhe programet vjetore të shkollave të mesme të qytetit të Kumanovës. Këshilltari komunal nga rradhët e Alternativa z.Florim Ymeri, shprehi shqetësimin për kushtet dhe hapsirat e pamjaftueshme në të cilat mësojnë nxënësit e paraleleve shqipe në shkollën e mesme profesionale Nace Bugjoni dhe gjimnazin Sami Frashëri. Gjatë diskutimit të tij ai shprehi edhe përcaktimin programorë të partisë që përfaqson me të cilat garoi në zgjedhjet lokale, ku kërkoi që të sigurohen kushte për rikthimin e paraleleve shqipe në shkollën amë, ku nxënësve shqiptarë do tu…
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në legjislaturën e fundit dhe nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë se lista e koalicionit AAK-PSD dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj e kanë dëshmuar se janë oferta më e mirë për qytetarët në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Në intervistën “Kandidatët” për KosovaPress, Isufi tha se programi 100% Kosovë është përmbledhje e veprimeve dhe politikave thelbësore për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës ku në qendër të tij është qytetari i Kosovës. Duke u ndalur tek ekonomia dhe krijimi i vendeve të reja të punës, Isufi deklaroi se politikat buxhetore do…
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë. Të pranishëm në këtë ceremoni janë kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Kadri Veseli, si dhe kandidatët për deputet nga kjo parti. /Lajmi.net/ Pamje nga tubimi.
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në sallën sportive “Minatori” në Mitrovicë. Kjo parti ka hapur fushatën me intonimin e Himnit Kombëtar, por jo edhe atë shtetëror, për çka në parafushatë Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, janë kritikuar nga rivalët. Të pranishëm në këtë ceremoni janë Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga kjo parti dhe kandidatët për deputet dhe përkrahësit e këtij subjekti.
Ministria e Arsimit nuk do t’ia marr kompetencat komunës Gazi Babë të Shkupit për ti dhënë fund problemit për hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh” të Idirizovës. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi thotë se kompetencat mund të merren vetëm në rast se komuna nuk respekton dispozitat ligjore për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe jo për organizimin e mësimit në një komunë. Ministri Ademi tha se çështja e Idrizovës do të hapet për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. “Ministri i Arsimit dhe Shkencës në aspekt, në një segment të caktuar mund të merr…
Banorët e rrugës “Kiro Fetak” në Kumanovë, lagje e banuar kryesisht me shqiptarë, nesër do të protestojnë para komunës për shkak se siç thonë, tani dy javë ballafaqohen me mungesë të ujit. Ata janë të revoltuar që në shekullin 21 përballen me mungesë të këtij kushti elementar të jetës. “Gypat e ujit në lagjen tonë datojnë nga viti 1968. Kanë kaluar 50 vite e tepër dhe kanë mbetur të njëjtat gypa. Për çdo ditë ndodhin defekte, ndërprerje, ende nuk janë plotësuar premtimet e dhëna para dy viteve”, thekson një banor i revoltuar i lagjes. Protesta do të mbahet me fillim…
Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Besfort Idrizi ka reaguar pas ankesave të kompozitorit Artan Kastrati në lidhje me atë se ministria e kulturës ia ka ndarë vetëm 100.000 denar për projektin e tij dhe se ai është ndjerë i pakënaqur, shkruan Almakos. Sipas regjisorit Besfort Idrizi, momenti kur aktorët flasin hapur për këtë temë, moment ky në kohën kur me ministrinë e kulturës udhëheq kuadër i partisë Alternativa, mund të themi se ndryshimi në Maqedoni me të vërtetë paska ardhur. “ Moti kohë nuk kam shkruar status, sepse i kisha ngritur duart dhe nuk besoja që këtu do mund…
Ministri përgjegjës për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendase në Republikën e Maqedonisë së Veriut z.Hisen Xhemaili, sot realizoi takim me Drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonise Veri-Perendimore z. Nebi Hoxha. Në takim u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes dy palëve. Z.Nebi Hoxha informoi ministrin rreth aktiviteteve të OEMVP dhe në të njejtën kohë foli edhe për vështirësitë që kompanitë hasin gjatë aplikimit për ndihmën financiare shtetërore. Ministri z.Hisen Xhemaili dhe Z. Nebi Hoxha kanë ngritur iniciatvë për përkrahje të madhe për ndërmarrjet prodhuese të vogla dhe të mesme. Ministri Xhemaili vërtetoi se do krijohet…
Zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajlloviq u bëri apel sot të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të krijojnë strategji për zhvillim të përbashkët ekonomik të këtyre vendeve. Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, Mihajlloviq shtoi se kjo do të jetë një ndër temat e bisedimeve me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zev dhe Edi Rama në fillim të tetorit në Beograd, të inicuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në temën për formimin e të ashtuquajturës Shengeni i Vogël. “Çdo vend i Ballkanit Perëndimor megjithatë është i vogël që të tërheqë investues globalë, pa të cilët është e pamundur…
Në SPB Kumanovë sot është paraqitur se në tualetet montuese, në afërsi të ish hotelit “Kristal” ka vdekur personi 29 vjeçar. Pas autorizimit të Gjykatës Themelore Kumanovë mbikqyrje ka kryer ekipi i SPB-së Kumanovë. “Sipas konstatimit të ekzaminuesit mjekosor, arsyeja e vdekjes ka qenë mbidoza”, citohet në kumtesën e SPB-së Kumanovë. Policia e Kumanovës dorëzoi padi penale kundër dy banorëve të Çerkezit dhe një banori të fshatit Lopate, të cilët kanë bërë tetë vepra penale, nga të cilat katër “grabitje të rëndë” tre “grabitje të rënda në përpjekje” dhe një vepër penale “grabitje”. Policia i ka dorëzuar denoncimet kundër 21…

