Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Besfort Idrizi ka reaguar pas ankesave të kompozitorit Artan Kastrati në lidhje me atë se ministria e kulturës ia ka ndarë vetëm 100.000 denar për projektin e tij dhe se ai është ndjerë i pakënaqur, shkruan Almakos.
Sipas regjisorit Besfort Idrizi, momenti kur aktorët flasin hapur për këtë temë, moment ky në kohën kur me ministrinë e kulturës udhëheq kuadër i partisë Alternativa, mund të themi se ndryshimi në Maqedoni me të vërtetë paska ardhur.
“ Moti kohë nuk kam shkruar status, sepse i kisha ngritur duart dhe nuk besoja që këtu do mund të ndryshohet diçka, aq më pak përmes statuseve të mija. Por, kur e shoh që artistë shqiptarë nuk flasin më se si anashkalohen e se nuk i matin projektet e veta me testikujt e luanëve, por diskutojnë për atë se sa ka marrë njëri e sa tjetri, mendova se ndryshimi paska ardhur. Jo se ky është niveli i duhur i diskutimit, por se prapëseprapë është nivel më i lartë se ai i mëparshmi, ai i testikujve. E aq më tepër që ka edhe të atillë që mund të dalin hapur dhe në mënyrë transparente ta tregojnë komplet dokumentacionin e ndonjë projekti. Tani vetëm e mendoj se si do ishte dhe çfarë do ndodhte sikur nga çdo ministri të mund të dilnin në të njëjtën mënyrë transparente t’i tregojnë projektet e tyre. “, shkroi Besfort Idrizi./Almakos/