Në SPB Kumanovë sot është paraqitur se në tualetet montuese, në afërsi të ish hotelit “Kristal” ka vdekur personi 29 vjeçar. Pas autorizimit të Gjykatës Themelore Kumanovë mbikqyrje ka kryer ekipi i SPB-së Kumanovë.
“Sipas konstatimit të ekzaminuesit mjekosor, arsyeja e vdekjes ka qenë mbidoza”, citohet në kumtesën e SPB-së Kumanovë.
Policia e Kumanovës dorëzoi padi penale kundër dy banorëve të Çerkezit dhe një banori të fshatit Lopate, të cilët kanë bërë tetë vepra penale, nga të cilat katër “grabitje të rëndë” tre “grabitje të rënda në përpjekje” dhe një vepër penale “grabitje”. Policia i ka dorëzuar denoncimet kundër 21 vjeçarit K.A. nga Çerkezi, kundër 23 vjeçarit SH.A. nga Llopate dhe kundër personit një vit më të vjetër B.A. nga Çerkezi. Ata në periudhën prej vetëm tre muajve, nga 21 marsi deri më 28 qershor të këtij viti, me përdorimin e forcës dhe përmes dyerve të pambyllura kanë hyrë në shtëpitë në fshatrat Matejç, Orizare, Vaksincë, Hotël dhe Çerkez, me ç’rast në katër raste nuk kanë marrë asgjë, ndërsa në katër kanë marrë stoli ari, celularë dhe aparate për amvisëri.
Policia e Kumanovës dorëzoi padi penale edhe kundër 29 vjeçarit D.C. për shkak të dyshimit se ka bërë vepër penale “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave prekursore dhe psikotrope”. Ai është arrestuar në stacionin policor më 4 qershor të këtij viti dhe gjatë kontrollit të kryer te ai është gjetur marihuanë. .



