Banorët e rrugës “Kiro Fetak” në Kumanovë, lagje e banuar kryesisht me shqiptarë, nesër do të protestojnë para komunës për shkak se siç thonë, tani dy javë ballafaqohen me mungesë të ujit. Ata janë të revoltuar që në shekullin 21 përballen me mungesë të këtij kushti elementar të jetës. “Gypat e ujit në lagjen tonë datojnë nga viti 1968. Kanë kaluar 50 vite e tepër dhe kanë mbetur të njëjtat gypa. Për çdo ditë ndodhin defekte, ndërprerje, ende nuk janë plotësuar premtimet e dhëna para dy viteve”, thekson një banor i revoltuar i lagjes. Protesta do të mbahet me fillim në ora 12, kurse banorët thonë se do të protestojnë deri sa të tejkalohet problemi me të cilin përballen.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Florida kërkon ndalimin e zhvillimit të ChatGPT për shkak të shqetësimeve për sigurinë
- Aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Tre të lënduar në përplasje motoçikletash
- Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë
- SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit
- Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti
- Përse PDK-ja reagon ashpër ndaj mosprocedimit të ligjit për Specialen?
- “Protesta kaloi në plan të parë ndërgjegjen qytetare”/ Aktivisti Selmani: Pushteti është në një trajektore rënëse! Me skandalin e SHISH, Rama duhet të dorëzonte timonin
- Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë



