Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se i ka larguar posterët me fotografitë e Kadri Veselit të vendosura në shtyllat elektrike të qytetit.
Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut:
“Hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa marrë leje nga organet komunale ”.
“Inspektorati komunal sot ka larguar posterë nga shtyllat publike, për të cilat nuk është prezantuar leje ”.
“Kamenica ka rend e rregull. Ju falemnderit që e respektoni ! “, ka shkruar ai.






