Kushtet në burgje në mënyrë drastike kanë ndryshuar në krahasim me vitet paraprake. Vetëm në INP Idrizovë vitin e kaluar në funksion është vendosur reparti i hapur dhe gjysmë i hapur ku ka rregulla të kompletuara evropiane në burgjet dhe respektohen normat, deklaroi drejtori i Drejtorisë për përmbarim të sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë, Jovica Stojanoviq, në konferencën e sotme “Projekt për rikonstruim të institucioneve ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut” në Shkup.
Në të gjitha qelitë në repartin e hapur dhe gjysmëhapur në Idrizovë, sqaroi ai, ka LED TV me 150 kanale falas, përkatësisht televizion kabllovik falas, por edhe shtoi se reparti i njohur “i kadetëve” tashmë nuk ekziston.
Siç tha, në suaza të këtij projekti kompletisht është vënë në funksion Burgu Kumanova, që gjendet 25 kilometra nga Kumanova.
“Edhe në burgun Kumanovë kemi rregulla evropiane. Në fazën përfundimtare është shtëpia edukative-korrektuese me 110 krevatë, presim vetëm të lidhen uji dhe energjia elektrike. Tërë kjo realisht në terren e ndërron gjendjen në sistemin e burgjeve të Maqedonisë, përfshirë rikonstruimin tjetër të plotë themelor edhe në burgun e Manastirit, ndërsa ndërtohet edhe sallë e gjyqit në INP Idrizovë”, tha Stojanoviq.
Drejtori i INP Burgut-Shkup, Esad Rahiq, informon se kohëve të fundit janë bërë shumë përmirësime në burg, në atë siç tha, janë bindur edhe disa ambasadorë dhe disa persona profesional nga fusha e kësaj problematike.
Megjithatë shtoi se kushtet në INP burgun Shkup janë larg atyre ideale ose larg asaj që duhet të jenë.
“Për momentin bëjmë rikonstruimin e një numri të caktuar të qelive me donacione nga persona privat dhe firma në shtetin tonë. Mund të them se tani për tani është përmirësuar ushqimi, por edhe disa punë tjera”, shtoi Rahiq.
Projekti për rikonstruimin e INP në Maqedoninë e Veriut”, përfshin nënprojekte dhe politika të kahëzuara drejt zvogëlimit të mbingarkesës dhe përmirësimit të kushteve për jetë, siguri dhe higjienë në burgjet, përmes renovimit dhe ndërtimit të objekteve të reja. Qëllimi është përmirësimi i kushteve të punës për të punësuarit dhe përmirësimi i sistemeve për siguri. Projekti financiarisht është mbështetur nga BE-ja. .



