Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot është takuar me ambasadorin finlandez në Beograd, Kimo Lahdevirta me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë. Gjuriq ka thënë se theks të veçantë në bashkëbisedim kanë qenë “vështirësitë me të cilat po përballet populli serb në Kosovë”. Sipas tij, në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, serbët po ekspozohen ndaj presioneve të ndryshme të Prishtinës në mënyrë që të sfidohet me çdo kusht mbështetja e plotë që serbët i japin Listës Serbe dhe politikës së Beogradit. “Shteti i Serbisë do të bëj gjithçka për të siguruar…

Lexo më Shumë

Shuhet thuajse çdo shpresë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të Idrizovës. Për këtë flet vendimi i komunës Gazi Babë, drejtuar sot udhëheqësisë së shkollës në të cilin thuhet se kërkesa për hapje të një parale të re është bërë me vonesë, pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe se e njëjta kërkon kushte të posaçme për formimin e saj, sepse klasa do të numëroj vetëm 11 nxënës. Gjithashtu, në vendimin e komunës Gazi Babë nënvizohet se paralelja e re duhet të shoqërohet edhe me 10 punësime të reja për të cilat…

Lexo më Shumë

 Fjalim i liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski Vitin e tretë me rradhë Maqedonia jeton në makth. Zaevizmi e han indin e Maqedonisë. Çdo ditë ne qëndrojmë në një vend, ndërsa në shumë fusha shkojmë edhe prapa. Padrejtësia është shenjë e këtij pushteti, mos-puna është tipari i tyre, paaftësia është karakteri i tyre. Nuk ka drejtësi, nuk ka projekte, nuk ka mjete për popullin, nuk ka sistem, nuk ka kujdes, nuk ka ide. Ata po e shkatërrojnë shtetin,  e shkatërrojnë lumturinë e njerëzve, e shkatërrojnë të ardhmen. Në vend se të ndërtojnë – ata grabisin. Premtimet u bënë gënjeshtra, sistemi nuk…

Lexo më Shumë

Këtyre ditëve, Artan Kastrati ka reaguar në medie të ndryshme duke e akuzuar ministrinë e kulturës se nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm në projektin e tij. Kastrati ka akuzuar edhe anëtarët e Komisionit se kanë kërkuar ndarjen e shumës 50 me 50 për të kaluar projekti, shkruan Almakos. Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe Ismet Ramadani, artist i njohur, dhe kryetar i Komisionit ku ka kaluar projekti i Artan Kastratit duke qartësuar opinionin publik në lidhje me të gjitha paqartësitë. Ramadani ka kërkuar nga Kastrati që të publikoje emrin e personit që i ka kërkuar shumën 50 me 50 nga…

Lexo më Shumë

Avokati Vllatko Ilievski, burri i ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulloska e dënuar për rastin “Tanku”, sot në seancë të Këshillit Gjyqësor, kërkoi shkarkimin e gjyqtares Dobrila Kacarska për anshmëri gjatë zhvillimit të procedurës. Ilievski tha se gjatë seancës për “Tankun” nuk ka pasur kushte të përshtatshme në gjykatë e cila ishte e kondicioner, seanca ishte caktuar shumë shpejt, ndërsa me këtë edhe Jankulloskës iu është shkelur e drejta e amësisë dhe pushimit të lindjes. Para anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë Ilievski theksoi se ka zbuluar informacione për shëndetin e Jankulloskës në mënyrë që gjyqtarja Kacarska në seancën gjyqësore të 1 qershorit…

Lexo më Shumë

Alternativa – Dega Tetovë e mbështet iniciativën që Malit Sharr të shpallet park nacional dhe me këtë rast sugjeron që brezi kufitar i Parkut Nacional të mbetet mbi zonat e banuara. Po ashtu propozojmë që të caktohen edhe sipërfaqet ku do të mund të kullotë bagëtia, me qëllim që të mos dëmtohet Parku Nacional, gjegjësisht që të mos pengohen barinjtë që ta kullosin bagëtinë, që mos të krijohen pasoja negative për zhvillimin e ekonomisë blegtorale në fshatrat ekzistuese. Gjithashtu kërkojmë që në Parkun Nacional të përfshihen dhe të vihen në mbrojtje edhe pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore, si p.sh. drurët (të…

Lexo më Shumë

Njëzetë e tetë vjeçari E.B. nga fshati Xhepçisht i Tetovës, mbrëmë (23-shtator) ka denoncuar se rreth orës 19 e 45 minuta, në dalje nga objekti hotelerik në fshat, nën kërcënim me armë zjarri ka qenë i futur brenda veturës ,,Golf 7,, me targa të Shkupit, në të cilën ka qëndruar 42-vjeçari J.A. nga Reçica e Vogël dhe disa persona tjerë. Vetura është nisur në drejtim të lagjes ,,Drenovec,, dhe pas një kohe janë ndaluar dhe e kanë nxjerur nga vetura. Diku më vonë personi i denoncuar J.A. vetë është paraqitur në Stacionin policorë Tetovë, ku është mbajtur për zbardhje të…

Lexo më Shumë

Bashkimin Evropian me 1.95 milionë euro do të ndihmojë rikonstruimin e burgut të Shutkës, Idrizovës, Tetovës dhe Kumanovës. Ky projekt përfshinë disa nënprojekte dhe politika drejtuar uljes së mbingarkesës dhe përmirësimit të kushteve për jetë, siguri dhe të higjienës, e gjithë kjo duke ndërtuar objekte të reja për këto qëllime. Po ashtu synohet të përmirësohen edhe kushtet për punë të punësuarve dhe përmirësimin e sistemeve për siguri.

Lexo më Shumë

Ligji i ri i Energjisë, që u miratua vitin e kaluar dhe është plotësisht në përputhje me direktivat e reja për mbrojtjen e mjedisit dhe stimujt për investime të energjisë së rinovueshme, tashmë ka filluar të zbatohet, janë publikuar disa thirrje publike dhe janë vlerësuar të gjitha ofertat, ndërtimi i termocentraleve fotovoltaike, tha sot Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Duke folur në një panel diskutimi mbi “Burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë për një mjedis më të mirë”, të organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, Bektashi theksoi se në të njëjtën kohë hartimi i Ligjit për…

Lexo më Shumë

Regjistri Qendror sot e ka regjistruar Faik Arsllanin si kryetar ushtrues detyre të Gjykatës së Lartë, me çka ai edhe zyrtarisht ka marrë përsipër detyrën nga paraardhësi i tij, Jovo Vangellovski. Vangellovski u shkarkua nga Këshilli i Gjyqtarëve në seancën e 10 shtatorit të këtij viti për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale. Regjistri fshiu sot të dhënat e tij si kryetar i kësaj gjykate. Arsllani edhe më herët ishte gjykatës i lartë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Këshilltari i Alternativës në Këshillin e Kumanovës, Florim Ymeri, sot gjatë seancës së Këshillit të Kumanovës ku u paraqit raporti gjashtëmujor i punës së policisë i parashtroi disa pyetje në drejtimin e komandantit të policisë së SPB Kumanovë, shkruan Almakos. “Pse policia nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet në rrugën Tode Mendol, prej ambulancës e më lart, për parandalimin e vozitësve të motorit ku edhe po ndjehet mungesa e prezencës së policisë? Oborri i shkollës Naim Frashri u shndërrua në cerdhe të narkomanëve gjatë verës, a ka njohuri policia për këtë fenomen? Pse policia e Kumanovës nuk bashkëpunon me mediet në…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski përsëri është deklaruar përmes rrjetit social Facebook duke shkruar lidhur me përgjimet. “Sot ka shpërthyer bomba më e fuqishme. Ngadalë por sigurt e vërteta po del në shesh. Kur u publikuan përgjimet në vitin 2015 theksuam se nuk janë të vërteta dhe të plota dhe se ishin bërë intervenime, mediat, gazetarët, analistët dhe gjithë ata që na urrenin u bënë bashkë me LSDM-në dhe nisën talljen me frazën “ngjitura e të montuara”, kështu shkruar mes tjerash Gruevski. Në vazhdim shkrimi i plotë i Gruevskit të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë