Fjalim i liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski
Vitin e tretë me rradhë Maqedonia jeton në makth. Zaevizmi e han indin e Maqedonisë.
Çdo ditë ne qëndrojmë në një vend, ndërsa në shumë fusha shkojmë edhe prapa.
Padrejtësia është shenjë e këtij pushteti, mos-puna është tipari i tyre, paaftësia është karakteri i tyre.
Nuk ka drejtësi, nuk ka projekte, nuk ka mjete për popullin, nuk ka sistem, nuk ka kujdes, nuk ka ide.
Ata po e shkatërrojnë shtetin, e shkatërrojnë lumturinë e njerëzve, e shkatërrojnë të ardhmen.
Në vend se të ndërtojnë – ata grabisin.
Premtimet u bënë gënjeshtra, sistemi nuk funksionon, krimi mbizotëron, shteti është grabitur, njerëzit janë mashtruar.
Një është e qartë – ata po dështojnë. Grabitësi i bërë nga rrëmuja e humb tokën. Zaevizmi po shembet!
U fundosën në tradhëtitë e tyre, e humbën fytyrën sepse kanë gënjyer, e humbën fuqinë sepse e dhunuan.
Çdo ditë gjithnjë e më shumë e humbin fuqinë, ai është proces i cili është i pakthyeshëm dhe do të përfundojë me përplasjen e tyre të madhe.
Ata janë të vetëdijshëm për atë, për atë janë të shqetësuar, për atë shkelin ligje, për atë ende më shumë shkatërrojnë, dhe për atë ende më shumë marrin ryshfet.
Janë të zhgënjyer, dobësinë e shohin në sytë e tyre, pafuqinë në shprehjet e fytyrave të tyre.
Duke dashuar ta shkatërrojnë Maqedoninë, u shkatërruan vetë!
Mashtrues! Për secilin është e qartë! Humbën!
Maqedonia e përjetoi edhe këtë tmerr! Ajo është më e fuqishme se gjithçka!
Zaevizmi po shkatërrohet dhe vjen koha për t’u reduktuar llogaritë, vjen koha për përgjegjësi, vjen koha për drejtësi, dhe drejtësi do të ketë! E garantuar!
Por, zaevizmi ka lënë gjurmë të thella. E lënë Maqedoninë me plagë, në gërmadha, në hi.
E lënë Maqedoninë më të dobët, më të vogël, më të prekshme në probleme.
Të dashur bashkëqytetarë,
Ne nuk ikim nga sfidat, përkundrazi ne i përshëndesim ato dhe me guxim angazhohemi në betejën për t’i kapërcyer.
Rindërtimi i Maqedonisë ka njohuri dhe mençuri. Ka karakter dhe sistem të vlerave. Ka nder dhe fuqi të cilat i tërheq nga idealet për Maqedoninë.
Drejtësi, liri, respekt, barazi, bashkëjetesë, mirëqenie dhe progres.
Zaevizmi dështon, por lë probleme!
Ne nuk ikim nga problemet, por kemi zgjidhje dhe përgjigje për to.
Ne i dimë problemet dhe ndërtojmë program për tejkalimin e tyre.
Ne duam ta dimë edhe ç’do problem tëndin i nderuar qytetar.
Ta dimë se çka të bën presion, të shtyn dhe mundon ty si njeri, cili është problemi yt, cili është problemi me të cilin përballet familja yte, rruga jote, fshati, qyteti, të afërmit e tu, profesioni juaj, Maqedonia juaj.
Për atë bisedojmë me ju të dashur qytetarë, kemi fytyrë t’u shikojmë në sy, të na tregoni se çka ju mundon dhe si ta zgjidhim atë, t’u premtojmë se së bashku do të luftojmë që problemet të zhduken ose të zvogëlohen, dhe atë premtim ta plotësojmë.
Koha është!
Të bisedojmë, t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit, dhe pastaj krahë për krah, zemër me zemër, të kapemi për punën e cila aq shumë mungon gjatë kësaj periudhe.
Të shpejtohen makinat, të punësohen punëtorët, të dëgjohen intelektualët, të kthehen njerëzit dhe të kthehen buzëqeshjet e njerëzve, me arsye dhe realisht të rritet standardi i qytetarëve, dhe standardet në të gjitha fushat.
Fillojmë BISEDA PËR RINDËRTIM TË MAQEDONISË!
Ne fillojmë me fundin e maratonës sonë e cila do të përfundojë me sukses!
ZGJOHU MAQEDONI!
Çdo ditë nga ne të bëhet Maqedoni, dhe në atë mënyrë të ndihmojë Maqedonia të zgjohet, dhe Maqedonia të rritet dhe zhvillohet, të fitojë në cilësi të re!
Bashkangjitu në BISEDAT PËR RINDËRTIM TË MAQEDONISË, sepse RINDËRTIMI VJEN!
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së



