Ish kryeministri Nikolla Gruevski përsëri është deklaruar përmes rrjetit social Facebook duke shkruar lidhur me përgjimet.
“Sot ka shpërthyer bomba më e fuqishme. Ngadalë por sigurt e vërteta po del në shesh. Kur u publikuan përgjimet në vitin 2015 theksuam se nuk janë të vërteta dhe të plota dhe se ishin bërë intervenime, mediat, gazetarët, analistët dhe gjithë ata që na urrenin u bënë bashkë me LSDM-në dhe nisën talljen me frazën “ngjitura e të montuara”, kështu shkruar mes tjerash Gruevski.
Në vazhdim shkrimi i plotë i Gruevskit të publikuar në profilin e tij në Facebook.



