Këshilltari i Alternativës në Këshillin e Kumanovës, Florim Ymeri, sot gjatë seancës së Këshillit të Kumanovës ku u paraqit raporti gjashtëmujor i punës së policisë i parashtroi disa pyetje në drejtimin e komandantit të policisë së SPB Kumanovë, shkruan Almakos.
“Pse policia nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet në rrugën Tode Mendol, prej ambulancës e më lart, për parandalimin e vozitësve të motorit ku edhe po ndjehet mungesa e prezencës së policisë?
Oborri i shkollës Naim Frashri u shndërrua në cerdhe të narkomanëve gjatë verës, a ka njohuri policia për këtë fenomen?
Pse policia e Kumanovës nuk bashkëpunon me mediet në gjuhën shqipe kur dihet se SPB e Shkupit dhe e Tetovës buletinin ditor të policisë e dërgojnë në gjuhën shqipe?”, përfundoi me pyetjet Florim Ymeri.
Ndërsa, komandanti i policisë, Igo Mitevski deklaroi se ai nuk ka njohuri për atë se oborri i shkollës fillore “Naim Frashri” gjatë verës është shndërruar në cerdhe të narkomanëve, por nëse ka ndodh dicka e tillë, do të alarmojmë situatën tek shërbimet për të rritur kontrollin në atë pjesë të qytetit.
“Kur jemi te rruga Tode Mendol. Për aktivitete konkrete të ndërmarra pikërisht në atë rrugë, nëse është i interesuar këshilltari i interesuar mund që t`i jap përgjigje edhe me shkrim se sa masa ka ndërmarr policia pikërisht në atë rrugë në lidhje me Ligjin për siguri në trafik dhe Ligjin për veturat. Po punohet, po ndërmerren masat. Numrin e saktë të masave nuk do të mundem që t`ua tregoj. Mundem që me shkrim të ju tregoj nëse jeni të interesuar. Për oborrin e shkollës Naim Frashri, përsëri, nëse ka një fenomen të tillë do t`i alarmojmë shërbimet dhe do t`i drejtojmë në atë lokacion. Sa kam unë njohuri, informacione të tilla deri më tani nuk kemi. Kur jemi te njoftimet për medie, d.m.th. ekzistojnë zëdhënës të SPB Kumanovë dhe mendoj se kjo gjë bëhet, nëse jo do të përcjell më andej që të respektohet. Përndryshe për në fund, d.m.th. më e rëndësishme për qytetarët e tërë qytetit të Kumanovës është se ato duhen që të ndihen të sigurt. D.m.th. qytetarët e qytetit të Kumanovës, duhet dhe ndjehen të sigurt. Të gjitha të dhënat e këtij raporti këtë e thonë. Dhe vet gjendja në terren. “, deklaroi Igor Mitevski, komandant i Stacionit të Policisë në Kumanovë. /Almakos /



