I dyshuari i parë në lëndën “Reket” të PSP-së, Bojan Jovanovski – Boki 13 , sot pas një orë bisedë në Prokurori nuk ka dhënë deklaratë. Avokati i tij Sasho Dukovski vlerëson se Jovanovski ka dashur të jap deklaratë por, sipas tij, ka pasur precedent, sepse në të njëjtën moment i është dorëzuar vendim se hetimi pa përfunduar dhe me këtë është shkelur e drejta e mbrojtjes. “Sot për herë të parë nga fillimi, gjegjësisht nga sjellja e urdhrit për zbatimin e hetimit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe arrestimi i të dyshuarit Bojan Jovanovski dhe pas të gjitha…
Author: Hamdi Kumanova
Partia OBRM-Popullore mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor me anë të së cilës Maqedonia do të bëhet një njësi zgjedhore me prag minimal ose pa prag fare, deklarojnë nga partia. “OBRM-Popullore gëzohet për faktin se propozimi për një njësi zgjedhore merr mbështetje edhe nga partitë të cila jo larg 2011 kur për herë të parë treguam për nevojën e ndryshimit Kodit Zgjedhor, nuk mblodhën forcat për të mbështetur propozimin tonë edhe pse ato ishin pjesë e koalicionit tonë. OBRM-Popullore edhe pas tetë vjetëve qëndron në qëndrimin se me këto ndryshime do të betonohej pluralizmi, gjegjësisht gjerësisht do të hapej procesi demokratik…
Ish-zyrtari i inteligjencës Zoran Verushevski, i cili sot u thirr si dëshmitarë për rastin “Shënjestra-Fortesa” deklaroi se informacionet e para për bisedat e përgjuara i ka marrë në vitin 2010 kur ka punuar si përgjegjës për politikat e sigurisë në LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e sotme gjyqësore, Verushevski tha se të gjitha informacionet dhe të dhënat në lidhje me bisedat e përgjuara kanë përfunduar në partinë politike dhe se të gjithë dokumentacionin e ka lideri i partisë. “Dokumentacioni tërë kohën është në parti dhe me atë udhëheq lideri i partisë”, tha Verushevski, duke shtuar se asnjë informacion nuk…
Presidenti Stevo Pendarovski beson se marrëveshja mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin e Prokurorisë publike është shumë afër. I pyetur nga mediat, ai shton se nuk ka nevojë që ai personalisht të thirr takim liderësh për këtë çështje nëse ka vullnet politik për zgjidhje. “Sa e di unë, praktikisht çështja në lidhje me këtë ligj është pastruar. Eventualisht kanë edhe 2-3 çështje kontestuese për të cilat partia kryesore opozitare dhe partia kryesore në pushtet kanë mendime të ndryshme por mendoj se janë shumë afër marrëveshjes. Megjithatë nëse nuk ka vullnet që edhe kjo të dakordohet, është e kot t’i mbledh…
Ende nuk është tharrë ngjyra e nënshkrimit të ministres së Financave Nina Angelovska nga huamarrja e fundit prej 62 milion euro, ndërsa tashmë paralajmërohet huamarrje e re prej së paku 40 milion euro. Sërish Zaev urdhëron, ndërsa Nina plotëson. Të martën më 24 shtator ministrja e Financave përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë do ta detyrojë shtetin në 40 milion euro. Me atë Ministria e Financave dhe Qeveria nën kontroll direkt të Zoran Zaevit do t’i detyrojnë qytetarët për 102 milion euro për një javë. Përsëris, 102 milion euro për një javë, ndërsa efekt nga ajo qytetarët dhe shteti…
Almakos brenda ditës së sotme realizoi një temë në lidhje me atë se sa medresant janë regjistruar në Universitetet Publike dhe Private në Maqedoninë e Veriut dhe si është problemi i tyre. Nga Universiteti i Tetovës na u përgjigjën zyrtarisht se në afatin e parë dhe të dytë nuk është regjistruar asnjë medresant. Arsyeja e mosregjistrimit të medresantëve, sipas UT-së, është mungesa e dhënies së maturës shtetërore që parashikohet me ligj. “Në vitin akademik 2019/20, në afatin e parë dhe të dytë në Universitetin e Tetovës nuk është regjistruar asnjë nxënës me shkollim të mesëm të Medresesë, për shkak se…
Policia e Gostivarit, dje rreth orës 13.00, ka privuar nga liria 50-vjeçarin A.B. nga fshati Jançe i Rekës së Poshtme, i punësuar në Stacionin Policorë për mbikqyrje dhe kontroll kufitarë Strezimir, për shkak të dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Sipas denoncimit, më datë 21-shtator rreth orës 16 e 20 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, i njëjti ka ndaluar për kontroll veturën ,,Kia,, me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar shtetasi i holandez P.B.H. (61), dhe për shkak se goja ka kryer shkelje në trafik, prej tij ka marrë 20 euro. Punohet në zbardhjen e…
Dje rreth orës 15 e 20 minuta, në udhëkryqin në mes rrugës regjionale Gostivar-Gradec dhe rrugës lokale për në fshatin Pozharan, vetura “Pezho 206” me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 51-vjeçari F.R. nga Vrapçishti, ka aksidentuar biçikletën të cilën e ka drejtuar një 11-vjeçar nga fshati Toplicë. Gjatë aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, që ti ofrohet ndihma mjekësore. Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.
Ljupço Shvrgovski, avokati i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov në seancën e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” kërkon ndërprerjen e procedurë penale, sepse nuk e njeh dorëzimin e lëndëve nga PSP në Prokurorinë e rregulltë. “Kërkojmë ndërprerjen e procedurës sepse po procedohet pa kërkesë të paditësit të autorizuar. Ligji i PSP-së është me afat deri më vitin 2020, dhe sipas saj vetëm PSP mund të udhëheqë hetimet, të ngrit akuza sepse vetëm prokurori special publik është paditës i autorizuar”, tha Shvrgovski. Ai theksoi se edhe lënda është nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në seancë është i pranishëm…
Të shtunën rreth orës 18:30, është arrestuar një person në Pejë pasi që dyshohet se i njëjti i ka sulmuar së bashku me katër të dyshuar tjerë dy femra. Pas sulmit, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për arritjen e konsensusit që të miratohet Ligji për punën e Prokurorisë dhe me këtë t’i hapë rrugë Këshillit Evropian që në tetor të sjellë vendim pozitiv për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Xhaferi shprehet se ai u ka dhënë kohën e duhur të gjithë faktorëve që të mund të reflektojnë kundrejt asaj se çka është interes i qytetarëve, interes i shtetit, duke i vënë interesat e së ardhmes së shtetit mbi interesat partiake. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi,…
Ish-shefat e policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut, Zoran Verushevski dhe Sasho Mijallkov, pas pak në Gjykatën Penale të Shkupit, pritet të ballafaqohen njëri me tjetrin, shkruan gazeta KOHA. Kjo përballje do të ndodhë në kuadër të lëndës gjyqësore “Target-Fortesa”, në të cilën Mijallkovi është i akuzuar, ndërsa Verushevski dëshmitar i prokurorisë.

