Dje rreth orës 15 e 20 minuta, në udhëkryqin në mes rrugës regjionale Gostivar-Gradec dhe rrugës lokale për në fshatin Pozharan, vetura “Pezho 206” me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 51-vjeçari F.R. nga Vrapçishti, ka aksidentuar biçikletën të cilën e ka drejtuar një 11-vjeçar nga fshati Toplicë.
Gjatë aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, që ti ofrohet ndihma mjekësore.
Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.



