Almakos brenda ditës së sotme realizoi një temë në lidhje me atë se sa medresant janë regjistruar në Universitetet Publike dhe Private në Maqedoninë e Veriut dhe si është problemi i tyre.
Nga Universiteti i Tetovës na u përgjigjën zyrtarisht se në afatin e parë dhe të dytë nuk është regjistruar asnjë medresant.
Arsyeja e mosregjistrimit të medresantëve, sipas UT-së, është mungesa e dhënies së maturës shtetërore që parashikohet me ligj.
“Në vitin akademik 2019/20, në afatin e parë dhe të dytë në Universitetin e Tetovës nuk është regjistruar asnjë nxënës me shkollim të mesëm të Medresesë, për shkak se sipas nenit 134 të Ligjit për arsim të lartë të RM-së (Gazeta Zyrtare nr.82/2018), të drejtën e regjistrimit në studimet e ciklit parë mund ta realizojë personi i cili e ka kaluar maturën shtetërore apo maturën ndërkombëtare ose që e ka përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar sipas rregullave para se të vendoset matura shtetërore.
Urojmë që situata e pakëndshme e kësaj kategorie të nxënësve të tejkalohet në dobi të ecurisë së tyre arsimore.”, thuan nga Zyra për Informim e Universitetit të Tetovës për portalin Almakos.
Përndryshe nga BFI-ja ende nuk kemi marr një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë problem.



