Ende nuk është tharrë ngjyra e nënshkrimit të ministres së Financave Nina Angelovska nga huamarrja e fundit prej 62 milion euro, ndërsa tashmë paralajmërohet huamarrje e re prej së paku 40 milion euro.
Sërish Zaev urdhëron, ndërsa Nina plotëson. Të martën më 24 shtator ministrja e Financave përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë do ta detyrojë shtetin në 40 milion euro. Me atë Ministria e Financave dhe Qeveria nën kontroll direkt të Zoran Zaevit do t’i detyrojnë qytetarët për 102 milion euro për një javë.
Përsëris, 102 milion euro për një javë, ndërsa efekt nga ajo qytetarët dhe shteti nuk shohin.
Borxhi publik tashmë tejkalon 5,3 miliard euro, asgjë nga ajo nuk ka. Investimet kapitale shkurtohen, nuk ka projekte, nuk ka masa të reja. Qytetarët janë çdo ditë e më të varfër. Investimet kapitale nga fillimi i vitit deri në korrik arrijnë vetëm 24,5%. Përsëris vetëm 24,5%, për më shumë se gjysmë viti.
Më e tmerrshme është që këto borxhe ndodhin në periudhën kur ende më zëshëm flitet për 3000 punësime të reja në administratën publike të cilat vijnë si pasojë e marrëveshjes së koalicionit mes partnerëve nga pushteti. Ato janë 3000 punësime të reja me të cilat duhet të motivohen edhe ashtu anëtarët e pushtetit apatik të dalin në zgjedhje.
Koha është për ndërrim të LSDM-së, koha është për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nevojitet rindërtim i Maqedonisë.
Svetisllav Vasev, VMRO-DPMNE



