Policia e Gostivarit, dje rreth orës 13.00, ka privuar nga liria 50-vjeçarin A.B. nga fshati Jançe i Rekës së Poshtme, i punësuar në Stacionin Policorë për mbikqyrje dhe kontroll kufitarë Strezimir, për shkak të dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Sipas denoncimit, më datë 21-shtator rreth orës 16 e 20 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, i njëjti ka ndaluar për kontroll veturën ,,Kia,, me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar shtetasi i holandez P.B.H. (61), dhe për shkak se goja ka kryer shkelje në trafik, prej tij ka marrë 20 euro.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.



