Një 65 vjeçar nga Kumanova ka lajmëruar policinë se është vjedhur nga djemtë e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet R.S, por që policia nuk ka zbuluar identitetin e tij. Ai ka thënë se dy djemtë të moshave 30 vjeç dhe 17 vjeç kanë hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Dragi Shutevski” në Kumanovë dhe i kanë marrë paratë dhe gjësendet me vlerë. Sipas deklaratës së tij, dy djemtë me forcë janë futur në shtëpi dhe i kanë marrë paratë. Mirëpo, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe paratë e vjedhura janë gjetur në oborrin e 65 vjeçarit. Organet e rendit në Kumanovë kanë njoftuar se kanë ndërmarrë masa hetimi për rastin në fjalë.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Florida kërkon ndalimin e zhvillimit të ChatGPT për shkak të shqetësimeve për sigurinë
- Aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Tre të lënduar në përplasje motoçikletash
- Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë
- SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit
- Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti
- Përse PDK-ja reagon ashpër ndaj mosprocedimit të ligjit për Specialen?
- “Protesta kaloi në plan të parë ndërgjegjen qytetare”/ Aktivisti Selmani: Pushteti është në një trajektore rënëse! Me skandalin e SHISH, Rama duhet të dorëzonte timonin
- Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë



