Aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmë në binarët e hekurudhës Shtip- Koçan ku udhëtarë të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale. Sipas zëdhënësit të SPB- Shtip, Gordana Panajotova, aksidenti ka ndodhur mes një treni udhëtarësh dhe automjetit të tipit “Folksvagen golf”.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 19:55 ndërmjet Obleshevës dhe stacionit hekurudhor Koçan mes një treni të udhëtarëve që ka lëvizur në drejtimin Shkup- Koçan dhe automjetit për udhëtarë ‘Folksvagen golf’ me tabela të Koçanit i drejtuar nga 21 vjeçari A.I nga fshati Spançevë”, ka thënë Panajotova. f.
Në aksidentin është shkaktuar dëm material. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip mbikëqyrës nga Stacioni policor në Koçan.
Sivjet është kjo fatkeqësi e parë në hekurudhën Shtip- Koçan.



