Ministria e Kulturës sot në faqen e saj të internetit i publikoi rezultatet e manifestimit “Vala e re kulturore”, i cili do të mbahet nga 20 shtator deri më 15 nëntor.
Për shkak të përcaktimit të transparencës ndaj sektorit civil, qëllimi edhe i manifestimit të sivjetëm është të nxitet dhe aktivizohet skena e pavarur kulturore dhe të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë, për këtë shkak të drejtë që të marrin pjesë patën shoqatat e qytetarëve, asociacionet, grupet joformale dhe autorët në fushën e kulturës. Në këtë mënyrë, Ministria e Kulturës do të përpiqet të sigurojë “kulturë për të gjithë” me një përfaqësim të barabartë gjeografik të kulturës në të gjitha rajonet.
Fletëparaqitjet e arritura i shqyrtoi Komisioni i përbërë nga: Ismet Ramadani, kryetar dhe Samet Xhenap dhe Irena Steriovska, anëtarë.
Në Konkurs arritën 456 fletëparaqitje, ndërsa janë mbështetur 154 projekte në të gjitha fushat e krijimit artistik: ekspozita të pavarura dhe grupore; koncerte solo, kamertale, simfonike dhe folklorike, koncerte rok dhe xhaz; shfaqje teatrale dhe projeksione filmike dhe aktivitete të tjera.
Në pajtim me Konkursin, përparësi kanë pasur projektet e vogla të lëvizshme të cilat si aktivitet janë planifikuar në rajonet më pak të zhvilluara sipas Indeksit Ekonomik-Social dhe Zhvillimor, zbatimi i të cilave është në bashkëpunim me shoqatat dhe individët e sektorit joqeveritar, ndërsa në to janë përfshirë artistët e skenës vendore.
Përparësi, gjithashtu, patën bartësit e projekteve që nuk ishin financuar në kuadër të Programit Vjetor me interes nacional në fushën e kulturës për vitin 2019 ose i kishin përfunduar projektet me të gjitha fazat.
Manifestimi “Vala e re kulturore” për të cilin në vitin 2019 nga buxheti i Ministrisë së Kulturës është siguruar mbështetje, është vetëm edhe një konfirmim se mjetet për kulturën duhet t’u dedikohen atyre që e bëjnë kulturën, për aktivitetet e tyre dhe për krijuesit.