Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Xhang Xuo, ambasadori i sapoemëruar i Kinës në Maqedoninë e Veriut, të cilit ia uroi funksionin duke i dëshiruar mision të suksesshëm diplomatik dhe duke shfaqur shpresë për vazhdim të dinamikës dhe trendit rritës në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme miqësore mes dy shteteve.
Kryeministri Zaev, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ka shprehur bindje se zhvillim i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike do të vazhdojë në nivel të lartë, sidomos në kuadër të Procesit për bashkëpunim “17+1”.
Në takim është shprehur kënaqësi nga realizimi i projekteve të deritanishme në fushën e infrastrukturës rrugore dhe është konstatuar se ka potencial të madh për zgjerimin e bashkëpunimit projektues edhe në fusha tjera si bujqësia, energjetika, arsimi, turizmi dhe kultura.
Në mënyrë të veçantë është përshëndetur ajo që Shkupi është selia e Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor i “Procesit 17+1”, e hapur në mars të vitit të kaluar dhe është shprehur kënaqësi e përbashkët që Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Forumit kulturor për vendet e “Procesit 17+1” në periudhën nga data 19 deri më 21 nëntor të vitit 2019.
Ambasadori Xhang Xuo, kryeministrit Zaev ia transmetoi përshëndetjet nga kryeministri kinez Li Keçijang, duke shprehur mbështetje drejt politikave që i udhëheq Qeveria lidhur me mbajtjen e marrëdhënieve miqësore me fqinjët, proceset e ndërmarra reformuese dhe realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit.
Në takim është theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimi për realizimin e projekteve të filluara dhe dy palët do të angazhohen për zgjerim të sferave për bashkëpunim me qëllim të rritjes së kompanive që do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. .



