Progresi i fushave kyçe nga parimet e administratës publike: korniza strategjike për reforma në administratën publike, duke përfshirë edhe programin për reforma në avancimin me financa publike, menaxhim me resurset njerëzore, zhvillimin e politikave dhe koordinim, dërgesa e mesazheve, si dhe llogaridhënia dhe transparenca e institucioneve publike ishin tema e mbledhjes së nëntë të Grupit special për reforma në administratën publike (GS RAP) mes Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.
Me mbledhjen, që po u mbajt dje në Shkup, në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asociim, bashkëkryeson ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe Dejvid Kalen nga Drejtoria e përgjithshme për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zgjerim pranë Komisionit Evropian.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, informojnë nga MSHIA, u përqendrua në rezultatet kyçe të realizuara në periudhën e kaluar dhe i konfirmoi angazhimet politike për vazhdimin me reformat. Theksoi se është me rëndësi të veçantë që mbledhjet e GS RAP janë vendosur sërish në vitin 2017, duke theksuar se numri i rritur i institucioneve-pjesëmarrëse në mbledhje nga viti në vit, konfirmojnë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut seriozisht e merr parasysh natyrën horizontale të procesit të reformave, jo vetëm në vigjilje të fillimit të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, por edhe për shkak të sigurimit të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Komisioni Evropian theksoi se reforma në administratën publike mbetet një nga fushat kyçe lidhur me eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut. KE-ja i përshëndet angazhimet e Qeverisë për përforcim të transparencës në reformat, duke përfshirë edhe mënyrën e njoftimit për implementimin e Strategjisë së GS RAP 2018-2022.
Dy palët u detyruan që të vazhdojnë së bashku për të gjitha çështjet që i përkasin reformave në fushë.
Në mbledhjen krahas përfaqësuesve të MSHIA, morën pjesë edhe Kalinka Gaber, sekretare shtetërore nga Sekretariati për çështje evropiane dhe bashkëkryesuesi i Komitetit për stabilizim dhe asociim, përfaqësues nga Komisioni Evropian, vendet-anëtare të BE-së, si dhe nga SIGMA dhe ReSPA.
GS RAP është formuar në mbledhjen e shtatë të Komitetit për stabilizim dhe asociim, që u mbajt më 3 dhe 4 qershor të vitit 2010 në Shkup. .



