Marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e tyre në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në sferën ekonomike, kulturë, arsim dhe shkencë, shëndetësi ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski me ambasadoren e Ukrainës Natalia Zadorozhnjak.
Në takim, informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, ishin këmbyer mendime edhe për gjendjet aktuale në të dyja vendet, ngjarjet në nivel rajonal dhe global, si dhe për sfidat kyçe me të cilat përballen vendet në tejkalimin e gjendjeve aktuale. Presidenti Pendarovski e theksoi interesin dhe gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikimin dhe avancimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse me Ukrainën.
Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës bazohen në besim, mirëkuptim të ndërsjellë dhe mbështetje, ndërsa të dyja shtetet ndajnë vlera të njëjta dhe kanë përcaktime të barabarta, anëtarësimin në BE dhe NATO. fc/



