Ka filluar asfaltimi i rrugës ekspres Shtip- Radovish nga birraria “Imako” në drejtim të fshatit Dollani. Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov gjatë mbikëqyrjes së punëve ndërtimore ka thënë se kjo është shembull se si duhet të ndërtohet. Janë të kënaqur nga dinamika e ndërtimit të kompanisë “Shtrabag” dhe konsiderojnë se ky segment rrugor do të jetë para afatit të vërtetuar.
“Me ndërtimin e rrugës ekspres Shtip- Radovish do të ngritim standardin jetësor të rreth 170 mijë banorëve në këtë rajon, ndërsa do të mundësojmë edhe përfitim për rreth 12 mijë firma që veprojnë në këtë rajon”, ka thënë Sugareski.
Ndërtimi i rrugës ekspres Shtip- Radovish është në vlerë të përgjithshme prej 51 milionë euro. Për momentin punohet në fazën e parë në gjatësi 23 kilometra dhe sipas dinamikës së punëve ndërtimore pritet ndërtimi të përfundojë para afatit të paraparë në vitin 2021.
Sugareski ka thënë se me rrugën ekspres krijohet lidhje rrugore mes pjesës juglindore dhe qendrore të shtetit me çka hapet mundësi për hyrje të investitorëve të ri, por edhe komunikim më i mirë mes qytetarëve.
“Kuptohet se infrastruktura cilësore ka rol kyç, prandaj si Qeveri do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë në përmirësimin e rrjetit rrugor në vend, në vazhdimësi të nxitim zhvillimin e gjitha rajoneve dhe bashkërisht me komunat të bashkëpunojmë për ekonomi më të fuqishme dhe jetë më të mirë për qytetarët”, ka thënë Sugareski.
Drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Zoran Kitanov ka theksuar se kjo rrugë është shembull për atë se si duhet ndërtuar.
“Me ndërtimin e kësaj rruge mbajmë leksion se si duhet të ndërtohet. Për një vit e gjysmë asfaltohet pjesa e parë prej pesë kilometra, ndërsa pjesa tjetër po përgatitet. Projektin e kemi sjell me punë me 99 për qind eksproprijim të përfunduar dhe me kërkime të përfunduara arkeologjike për rrugë më të shpejtë, konform ligjeve. Për këtë pjesë, vëllimi financiar është 52 për qind i realizuar, ndërsa pjesa fizike 54 për qind”, ka thënë Kitanov.
Kryetarët e komunave të Shtipit dhe Konçes kanë thënë se ndërtimi i kësaj rruge ekspres dhe rikonstruimit të rrjetit të përgjithshëm do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal.



