Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe është njëri prej ministrave më të suksesshëm në qeverinë e Zoran Zaevit si dhe është njëri prej ministrave më të mirë të shëndetësisë, transmeton Almakos.
Ai për çdo ditë bënë promovimin e hapësirave të reja shëndetësore. Kësaj radhe ka promovuar edhe hapësirat e Institutit për mjekësi transfuzive.
Instituti për mjekësi transfuzive ka hapësira të rinovuar, ndërsa u instalua edhe aparaturë bashkëkohore. Është rinovuar edhe sektori për produksion, hapësirat për procesimin e gjakut të dhuruar, ruajtjes së plazmës së ngrirë të freskët, hapësirës intermediere, si dhe një hapësirë e cila ka qenë e papërdorur, e tani është e shndërruar në hapësirë për ngrirje të shpejtë të plazmës.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot së bashku me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani dhe zëvendës ministrin e Shëndetësisë Asim Musa, ishte për vizitë në këtë Institut, paralajmëroi se edhe gjatë periudhës së ardhshme vazhdon përmirësimi i kushteve në institucionet shëndetësore.
“Instituti për mjekësi transfuzive është shembull pozitiv për punën e institucionit publik shëndetësor. Janë renovuar hapësirat, janë siguruar furgona të rinj, frigoriferë dhe aparat për harvestracion të qelizave staminale”, deklaroi Filipçe.
Renovimi dhe adaptimi janë kryer në periudhën nga korriku i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019. Janë vendosur standarde për cilësi, ndërsa kushtet për punë janë adekuate ndaj standardeve dhe rekomandimeve të BE-së.
“Gjatë periudhës së ardhshme vijon renovimi dhe adaptimi i kushteve hapësinore në Manastir. Kujdesi për shëndetin dhe komoditetin e pacientëve është përgjegjësi primare në sferën e mjekësisë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion dhe kapacitetet synojmë drejt asaj”, deklaroi drejtori i Institutit për mjekësi transfuzive, Sedulla Useini.
Nga shkurti i këtij viti janë siguruar frigoriferë për ruajtjen e produkteve të gjakut dhe atë 12 frigoriferë në +4 gradë Celsius për ruajtjen të koncentratit eritrocit, 10 frigoriferë në -30 gradë Celsius për ruajtjen e plazmës dhe tre frigoriferë në -80 gradë Celsius për ngrirje të shpejtë të plazmës.
Instituti për mjekësi transfuzive në Shkup është njësia më e madhe transfuziologjike në institucion dhe disponon me rezerva më të mëdha të komponentëve të gjakut të cilat kërkojnë kushte adekuate për ruajtje, të siguruara përmes aparateve të kyçura në energji elektrike./Almakos/