Këshilli i Prokurorëve nesër do të diskutojë për fatin e prokurorëve të Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski, për prokurorët patjetër të aplikohen dispozitat e Ligjit për Prokurorinë Speciale, për ndalimin e funksionit të tyre,
“Atë të hënën do ta konstatojmë me vendim. Qëndrimi i Këshillit është që nuk ekzistojnë kushte për emërim të u.d. kryetarit në Prokurorinë Speciale duke e pasur parasysh vetë ligjin për PSP ku është theksuar se propozimin për emërim të kryeprokurorit special e jep Kuvendi. Presim propozim nga Kuvendi dhe nëse dorëzohet do të veprojmë për propozimin, pasi që ligji ende vlen”, theksoi Kolevski.
Ai nuk dëshiroi të tregojë se çfarë do të ndodh me prokurorët, por tha se sipas të gjitha gjasave do të kthehen në prokuroritë amë.
Ndryshe, me shkarkimin e Janevës, u ndërpret funksioni edhe prokurorëve të tjerë të PSP-së.
Shkarkimi nga KPP-ja erdhi pasi që e njëjta u shkarkua në seancën plenare të 112-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).
Mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reket” skadon sot.



