Renata Deskoka, Ministrja e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut pas marrjes së lëndëve të Prokurorisë special publike (PSP) nga Prokuroria publike (PP) është e bindur se gjithë lëndët do të marrin epilog, transmeton Portalb.mk. “Transferimi i lëndëve ua prishi llogaritë atyre të cilët dëshironin që pas 15 shtatorit të mos ketë PSP, të mos ketë askush që do t’i përfundojë lëndët, të ekzistojë institucion me lëndë të ngujuara, të papërfunduara edhe një vit, ky plan bëri dëme, por dështoi. Tani është e sigurt se lëndët e PSP-së do të kenë përfundim me transferimin e tyre në Prokurorinë publike republikane”, tha…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetja Nola Isajlovska, e cila është pjesë e Grupit të Pavarur të OBRM-PDUKM-së, tha se është penduar që akoma nuk ka përgjigje për “skandalin e madh të përgjimeve dhe fatkeqësisht nuk ka ende zgjidhje për të vërtetën, por shpresa nuk duhet të mbarojë këtu”. Në një debat parlamentar për shkarkimin e Janevës, Isajlovska tha që ajo priste që drejtësia të kishte atje. Fundi i tregimit me Katicën nuk duhet të jetë fundi i shpresës se drejtësia do të mbizotërojë dhe se pastrimi i rastit “Haraçi” me respekt për prezumimin e pafajësisë do të jetë një impuls për të besuar se…
Kuvendi me 102 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur miratoi propozimin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni i prokurores speciale publike. Propozimi i për shkarkimin e Janevës tani kthehet në institucionin amë, respektivisht në Këshillin e Prokurorëve, ku edhe do të merret vendimi përfundimtar. Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reketi”. Më herët gjatë seancës, deputeti i VMRO-së opozitare, Ilija Dimovskiz si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, në prezantimin e arsyetimit të për kërkesën e shkarkimit të prokurores speciale…
Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po diskutohet për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva e cila gjendet në paraburgim për rastin “Haraçi”. Nga foltorja e Kuvendit deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se sot mund të votojë vetëm për shkarkimin e Janevës. “Çdo drejtësi e çmendur, eksperiment, rrëmbim përfundon kështu. Kurdoherë që shteti nuk i përmbahet Kushtetutës, sa herë që Kuvendi miraton ligje jokushtetuese, sa herë që organet e drejtësisë dhe shtetërore kur u tha se PSP është antikushtetuese nuk reaguan, gjërat përfundojnë kështu, me pasoja të mëdh”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski. Ai…
Organizatat për mbrojtjen e ambientit në Maqedoninë e Veriut, thonë se autoritetet kompetente po veprojnë shumë ngadalë në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë e Kulturë (UNESCO), për mbrojtjen e rajonit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore . Nga sektori civil pyesin se si është e mundur që “para syve të institucioneve” të ngriten objekte të paligjshme në Ohër, në zonën e cila me ligj është e mbrojtur si trashëgimi kulturore. UNESCO, gjatë mbledhjes në Baku të Azerbajxhanit, i dha afat autoriteteve në Shkup, që deri në shkurt të vitit…
Instituti për mjekësi transfuzive ka hapësira të rinovuar, ndërsa u instalua edhe aparaturë bashkëkohore. Është rinovuar edhe sektori për produksion, hapësirat për procesimin e gjakut të dhuruar, ruajtjes së plazmës së ngrirë të freskët, hapësirës intermediere, si dhe një hapësirë e cila ka qenë e papërdorur, e tani është e shndërruar në hapësirë për ngrirje të shpejtë të plazmës. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot së bashku me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani dhe zëvendës ministrin e Shëndetësisë Asim Musa, ishte për vizitë në këtë Institut, paralajmëroi se edhe gjatë periudhës së ardhshme vazhdon përmirësimi i kushteve në institucionet…
Para se të publikohen gjetjet e analizës së fizibilitetit për funksionimin e shërbimit të Ndihmës së Shpejtë me partneritet publik-privat, në tetor do të zhvillohet debat publik, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk. Sipas Filipçes, në aspekt ekonomik funksionimi me partneritet publik-privat ka logjikë, sepse ajo do të mundësojë rritje të kapacitetit të të punësuarve, gjë e cila sipas tij është problemi më i madh për momentin. “Në të njëjtën kohë, duam të shikojmë se, a mund edhe ne të arrijmë deri në atë kapacitet të atij niveli, të sigurojmë vazhdimësi të të punësuarve, i cili është problemi…
Deputeti socialdemokrat gjerman, Christian Petry, ka thënë për Deutsche Welles, se partia e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”.Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së bashku në procesin çeljes së negociatave. Shanset duken të mira që kancelarja kësaj radhe t’ua…
25 nxënës me aftësi të veçanta nga shkollat e mesme do të marrin bursa nga Qyteti i Shkupit – për 9 muaj, ndërsa shuma e bursës do të jetë 3.000 denarë neto. “Për të ngritur cilësinë e arsimit për nxënësit me aftësi të veçanta, për herë të parë këtë vit bursa do t’u jepet këtyre nxënësve nga viti i parë deri në të katërt”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Dy vjet më parë, asistentë mësimdhënës u punësuan gjithashtu për të ndihmuar nxënësit me aftësi të veçanta në të nxënë. Shpallja me kriteret do të publikohet të hënën, 16.09.2019, ndërsa aplikimet…
Partia në pushtet LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në opozitare se është kundër rritjes së pagave, që sipas partisë në pushtet, LSDM përveç rritjes së pagave po lufton për shtetin e së drejtës. “Bëjmë apel të mos vazhdoni ta rritni pagën minimale”, këtë e tha disa herë dje në emisionin në Tv Telma, Trajko Sllaveski. VMRO-DPMNE përveç që mbron krimin, gjithashtu është kundër rritjes së pagave! LSM i rrit pagat në të gjithë sektorët dhe lufton për shtetin e së drejtës. Të mësuar vetëm për të vjedhur qytetarët, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë kundër asaj që pagat të rriten. VMRO-DPMNE është kundër…
Dje në orën 11:15 në fshatin “Dargosh-Manastir, policia kufitare “Mexhitlija” ka arrestuar F.M. (23), M.P.J., D.L.C. (22) dhe M.R.A. (26) të gjithë nga Kuba, gjatë kalimit ilegal të kufirit nga Maqedonia e Veriut në Greqi. Pas kontrolleve është konfirmuar se më 11.09.2019 ata ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni nëpërmes vendkalimit kufitar në “Tabanoc”. Të arrestuarit iu dorëzuan inspektorit në departamentin e krimit ndërkufitar për procedura të mëtejshme./Telegrafi/
Ka përfunduar procesi i transferimit të lëndëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), njoftuan nga PTHP-ja, transmeton Portalb.mkl “Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka marrë lëndët e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, njoftuan nga PTHP-ja. Siç njoftojnë nga atje, lëndët u janë dorëzuar prokurorëve publikë të cilët deri tash kanë vepruar ndaj lëndëve konkrete. Nga atje kanë njoftuar se, “në PSP do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat e sigurisë dhe mënyra e zhvillimit të lëndëve, të materialeve dhe dëshmive që dalin…

