- Ka përfunduar procesi i transferimit të lëndëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), njoftuan nga PTHP-ja, transmeton Portalb.mkl
“Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka marrë lëndët e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, njoftuan nga PTHP-ja.
Siç njoftojnë nga atje, lëndët u janë dorëzuar prokurorëve publikë të cilët deri tash kanë vepruar ndaj lëndëve konkrete.
Nga atje kanë njoftuar se, “në PSP do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat e sigurisë dhe mënyra e zhvillimit të lëndëve, të materialeve dhe dëshmive që dalin nga bisedat e përgjuara, kurse për kontroll të këtyre masave, janë angazhuar dy prokurorë”.

Paraprakisht, kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski deklaroi se, për prokurorët që do të përfaqësojnë lëndët e PSP-së në të ardhmen, do të vendoset në mënyrë shtesë.
“Nga java e ardhshme, do të vazhdojmë me detajet teknike, për krahasimin e dokumenteve të raportit me dokumentet e secilës lëndë. Pas marrjes së lëndëve nga PTHP-ja, ndaj lëndëve mund të përfaqësojnë të njëjtit prokurorë që kanë qenë deri tash. Se kush do të veprojë ndaj lëndëve, PTHP-ja do të vendosë në mënyrë shtesë”, tha Joveski.
Ai sqaroi, se seanca gjyqësore të caktuara në fillim të javës së ardhshme, do të anulohen për disa ditë.
“Seanca gjyqësore që janë të caktuara, ndoshta për dy ditë do të duhet të anulohen, por ne do t’u japim prioritet lëndëve që për momentin janë në fazë të gjykimit”, tha Joveski.



