Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë mbajti takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren. “Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane”, theksoi Osmani, duke potencuar mbështetjen të cilën vendi e pret nga Mbretëria e Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, në prag të vendimit të madh në tetor…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Gjykata Penale njoftojnë se masa e paraburgimit përveç Bojan Jovanovskit, sot iu vazhdua edhe të dyshuarit të dytë në aferën ‘Haraçi’, Zoran Milevski. “Këshilli Gjyqësor i Repartit për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë Gjykatës Penale Shkup, sot (13.09.2019), duke vepruar me propozim të prokurorit publik për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër B.J dhe Z.M, solli vendime ku vërtetohet propozimi i Prokurorisë dhe masa e paraburgimit vazhdohet për 30 ditë tjera”, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit. Bojan Jovanovskit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankesa…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori fjalën në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 4-të Ndërkombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave me titull „Komunikojmë për menaxhimin e mbeturinave”, e cila u mbajt mbrëmjen e djeshme në Kishën e Shën Sofisë në Ohër. Konferenca është e organizuar nga ‘Shoqata Maqedonase e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta ‘ (MaSWA) dhe vazhdon edhe sot në Strugë. Qëllimi i konferencës është të tregojë se komuniteti i biznesit dhe autoritetet shtetërore, përfshirë këtu gjithsesi edhe sektorin joqeveritar dhe mediat, janë të gatshëm të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me një qëllim të përbashkët -…
Një femër me flokë të verdha, rreth të dyzetave, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur gjësende nga qytetarët të cilët frekuentojnë City Mall-in. Siç edhe shihet në video, ajo kamoflon lëvizjet e dorës së saj me fanellat që i mban në krah dhe vepron si një profesioniste e vërtetë. Dyshohet se afër saj qëndron edhe një tjetër femër e cila e ndihmon që të kryej vjedhjet duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe duke mbuluar lëvizjet e saja. Qytetarja që ka denoncuar rastin, thotë se asaj ia ka rrëmbyer kuletën nga karroca e fëmijut të saj dhe se…
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi sot nënshkruan marrëveshje për njohje të përbashkët të shërbimeve të kualifikuara si sekrete apo të besueshme dhe të skemave për identifikimin elektronik. Kontratën e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministri malazes i Administratës Publike Suzana Pribiloviq. Nënshkrimi i kontratës nënkupton se dokumentet elektronike të lëshuara nga institucionet e Maqedonisë së Veriut siç janë Regjistri Qendror, Dogana, Drejtoria e Evidencës së Regjistrave të Amzës dhe institucione të tjera do të njihen reciprokisht edhe në Malin e Zi. E njëjta, do të vlejë edhe për dokumentet e lëshuar sipas rrugës…
Agjenci private sigurimi në institucionet kritike shëndetësore, patrulla mobile policie para Spitalit të vjetër të Qytetit, janë një pjesë e masave të dakorduara sot në mëngjes në takimin mes ministrave të Shëndetësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Venko Filipçe dhe Oliver Spasovski dhe përfaqësues të personave zyrtar, pas disa sulmeve ndaj mjekëve. “Ashpër i dënoj sulmet. Këto janë sulme që nuk kanë logjikë. Bëhet fjalë për punonjësit mjekësor të cilët punojnë 24 orë, luftojnë për jetët e më të afërmve të atyre që i sulmojnë. Edhe në të kaluarën ka pasur incidente të këtilla, madje edhe një koleg u…
Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka informata për arrestimin e biznesmenit Lupço Palevski – Palço për të cilin mediat e Maqedonisë publikuan se dje është arrestuar nga policia në Beograd në momentin kur ka dashur të ngjitet në aeroplan për në Moskë. “Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë nuk ka njohuri për arrestimin e një personi të tillë”, citohet në kumtesën e shkurtër. Mediat publikuan se Palevski është arrestuar nga policia serbe pas urdhër-arrestit të shpallur nga Republika e Kroacisë dhe se për momentin është në paraburgim ekstradues. Avokati i tij Vasko Stojkov për emisionin “360 shkallë” ka deklaruar…
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, mori fjalën në panelin e diskutimit me temë “Politikat dhe mediat”, në kuadër të konferencës më të madhe për media “Ditët e medias BE-Ballkani perëndimor 2019”, në Podgoricë, njofton Meta.mk. Ai iu referua reformave, Ligjit të ri për Shërbime Audio dhe Audio-vizuale Mediatike, si dhe sfidën e trajtimit të dezinformatave dhe lajmeve të rreme dhe konceptit të vetë-rregullimit. “Gazetarët janë luftëtarët e rinj për liri dhe një mekanizëm mbrojtës, ne duhet të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme që të mund ta udhëheqin këtë luftë. Roli ynë është që të përfshihemi në…
Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova sot tha se për momentin dorëzohen lëndët e PSP-së në Prokurorinë Publike. Sa i përket nëse do të mbeten të njëjtët prokurorë që do t’i udhëheqin lëndët e PSP-së, Stefanova deklaroi se ende nuk dihet, përkatësisht Prokuroria Publike do të vendosë një gjë të tillë. Gjatë ditës së djeshme, PSP njoftoi se është e gatshme t’i dorëzojë lëndët dhe dëshmitë në Prokurorinë Publike. Në njoftim nuk u theksua nëse në Prokurori Publike do të dorëzohen edhe audio-incizimet, përkatësisht përgjimet ilegale. Javën e kaluar, kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim për rastin…
Kryeministri Zoran Zaev sot i demantoi akuzat e djeshme të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski se në takimin e liderëve ka thënë se kryeprokurorja Katica Jaenva për 10 ditë do të lëshohet në paraburgim shtëpiak. “I demantoj fuqishëm këto gënjeshtra, sepse në takimin e liderëve kur u hap debati se pse bisedohet kur lëndët po barten në Prokurorinë Publike, komenti im ishte nga Irena Frçkovska jam njoftuar se është logjike që Janeva të kërkojë dorëzimin e lëndëve për shkak të përgjegjësisë, por me siguri do të kërkojë lehtësime në hetime”, tha Zaev duke shtuar se Milloshoski me gënjeshtra po bën…
Me 11.09.2019 zyrtarët policor të SPB Shkup, e kanë arrestuar A.G.(38) nga fshati Vollkovë, Shkup, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Vollkovë, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. A.G. është arrestuar në Stacionin Policor në Gjorce Petrov dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Dy ditë para skadimit të mandatit të prokurores speciale publike Katica Janeva më 15 shtator, opinioni profesional, partitë dhe prokurorët po tentojnë që të gjejnë zgjidhje se si të vazhdojë me punë Prokuroria Speciale Publike e cila në vitin 2015 ishte formuar si rezultat i aferës me bisedat e përgjuara, njofton Koha.mk Partitë të ndara në qëndrimet e tyre. Nga LSDM-ja thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja me vetëdije po tentojnë që ta sakrifikojnë të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve për shkak të shpëtimit të kriminelëve nga ajo parti me atë që nuk e mbështesin ligjin e ri për PP-në. Përderisa…

