Author: Hamdi Kumanova

Oda e farmacistëve të Maqedonisë nuk mbështet vendimin e djeshëm të Fondit Shëndetësor i cili njoftoi se nga data 1 tetor qytetarët ilaçet mund t’i marrin nga farmacitë vetëm përmes recetës së shoqëruar nga letërnjoftimi apo pasaporta. Kreu i Kuvendit të Odës së Farmacistëve thotë se një metodë e tillë do të krijojë më shumë kaos tek barnatoret e vendit, se sa një mekanizëm kontrollues siç e ka paraparë Fondi Shëndetësor, njofton Alsat. “Lind pyetja a jemi ne personat adekuat të cilët mund t’i kërkojmë letërnjoftim apo pasaportë pacientit apo personit i cili do të marrë ilaçe në emër të pacientit.…

Lexo më Shumë

“Rrjeti i ngrohjes, gazifikimi dhe sistemi i ri i transportit publik janë tre projektet fundamentale, të cilat për fat të keq kryeqyteti në tre dekadat e kaluar i ka lëshuar dhe tani jetojmë në pasojat e këtij lëshimi”. Këtë e tha sot kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov. I pyetur për masat ndaj ndotjes së ajrit, Shilegov tha se këto masa janë zgjidhje afatmesme, duke shtuar se “problemi me ndotjen, nuk zgjidhet brenda natës”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bashkia e Shkupit ka fituar rrjetin e ngrohjes dhe për mua është një nga masat fundamentale, e rrumbullakuam unazën e tubacionit rreth…

Lexo më Shumë

Njerëzit të cilët nuk kanë të ardhura, ndërsa kanë nevojë për trajtim të paraqiten për ndihmë adekuate në Qendrat e punës sociale nga të cilat pastaj lirohen nga participimi në shëndetësi. Kështu serviset sociale dhe shëndetësore janë koordinuar në nivel kombëtar që të sigurohen qytetarët të cilët janë pa ekzistencë. Kjo ishte përgjigja e ministres Mila Caroska në pyetjen e gazetarëve për familjet nga Tetova të cilat ballafaqohen me vështirësi gjatë trajtimit për shkak mungesës së të ardhurave, shkruan gazeta KOHA. “Ata që janë shfrytëzues të të ardhurave minimale adekuate apo asistencës sociale, tani në ligj i përfshirë si të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska së bashku me kryetarin e Komunës së Bërvenicës kanë inspektuar ndërtimin e kopshtit të ri në fshatin Bërvenicë. Pritet që objekti të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa do të ketë kapacitet për rreth 80 fëmijë. “Si Qeveri përpjekje kryesore është përfshirja e fëmijëve në arsimin parashkollor sepse investimi në fëmijë dhe ky lloj i arsimit jep më së shumti efekte. Sepse ky është ai kapital njerëzor të cilin ky shtet e ka, ndërsa këta janë fëmijët”, tha Carovska. Kryetari Pajaziti, theksoi se është e madhe nevoja për kopsht dhe me këtë objekt…

Lexo më Shumë

Sot, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ishte në vizitë pune në Muzeun e Maqedonisë së Veriut. Në takim me drejtorin e Muzeut, Gordan Nikollov, ministri Ismaili u njoftua me aktivitetet aktuale të këtij institucioni kombëtar, si dhe me projektet që janë duke u punuar dhe të cilat do të pasojnë në të ardhmen e afërt. Drejtori Nikollov e informoi ministrin për gjendjen e ndërtesës së IN Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mënyrën se si po bëhen përgatitjet për ngjarjet madhore që do të pasojnë, siç janë: Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, Ekspozita për 75 vjet…

Lexo më Shumë

“Gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ballafaqohen me standardet e sundimit të së drejtës. Disa herë janë të nevojshme ndryshime ligjore, e për këtë duhen politikanë të pavarur, të cilët do t’i bëjnë reformat adekuate”. Këtë e tha sot eksperti juridik i Komisionit Evropian Reinhard Priebe, i cili pati fjalim në konferencën ndërkombëtare “Sundimi i mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e integrimit në BE”. Sipas Priebe, kusht për sundimin e së drejtës në vend janë politikanët e pavarur, të cilët kanë vullnet për të zbatuar reforma. “Në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë do të mund të vendos pavarësi.…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës është kombëtarisht e dëmshme dhe bëjmë gjithçka që mundemi që t’i zbusim pasojat negative për prodhimet e Maqedonisë ashtu edhe lidhur me gjuhën dhe kombësinë maqedonase të cilat kanë disa pasoja negative”, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen si Qeveria greke e karakterizon Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. “Kryeministri, siç në Panairin në Selanik në të cilin ishte pyetur, por edhe në kontaktet e tij ndërkombëtare me liderët e vendeve të tjera evropiane, siç ishte në Francë, Gjermani dhe…

Lexo më Shumë

Lidhur me sigurinë e përgjithshme në rrugë në rajonin më të gjërë të Pollogut, një rol dhe rëndësi të madhe luan edhe sinjalizimi horizontal dhe vertikal në trafik e para së gjithash shenjat e trafikut. Pikërisht për këtë, është më se e nevojshme që signalizimi rrugorë gjithmonë të jetë funksional dhe i kompletuar. Sektori për punë të brendshme-Tetovë, apelon deri tek individ të caktuar, por edhe tek të gjith qytetarët, që të mos i dëmtojnë shenjat e komunikacionit, dhe të mos ua ndryshojnë me vetëiniciativë vendin kuptimin dhe qëllimin e shenjës. Gjithashtu është e ndaluar, që në shtyllat e shenjave të…

Lexo më Shumë

Drejtoria doganore po kryen kontrollime të përforcuara në vendkalimet kufitare sipas rekomandimeve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për parandalim të murtajës së derrit, Këtë e tha drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen për vërejtjet e ekonomistëve se dogana duhet të jetë më rrigoroze posaçërisht ndaj udhëtarëve nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dogana sa i përket murtajës së derrit ka kontrollime të përforcuara dhe kjo është në përputhje me vendimin e Qeverisë. Të gjitha institucionet që marrin janë të përfshira në kontrollimet kufitare morën urdhra, ku përgjegjësia më e madhe…

Lexo më Shumë

I gjenë heroinë te banesa ku ka qendruar në Gostivar Mbrëmë rreth orës 1 e 30 minuta, Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike pranë Stacionit Policor të Gostivarit e ka arrestuar S.V. 28 vjeçare nga Manastiri. Gjatë kontrollit me urdhër gjykate në rrugën “Ilija Antevski – Smok” në Gostivar, te banesa ku ajo ka qendruar, është gjetur heroinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj sajë do të inicohet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimet me burg për të dënuarit për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017. Të dënuarit pas marrjes së aktgjykimit, duhet ta pranojnë edhe aktin udhëzues për të shkuar në burg, përcjell  A1on. Gjykata Penale vitin e kaluar, të akuzuarit për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela i shpalli fajtor dhe i dënoi me burg. Dënimin më të madh e mori Nikolla Vojminovski (13.6 vjet), ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski-Toshta u dënuan me 13 vjet burg. Me nga 10 vjet e 6 muaj burg u dënuan Andrej Micov, Nikollçe…

Lexo më Shumë