Author: Hamdi Kumanova

Personat e siguruar, nga data 1 Tetor i vitit 2019 do të kenë mundësinë të furnizohen me barna me recetë vetëm me anë të recetës dhe dokumentit për identifikim (letrës së njoftimit ose pasaportës). Deri në këtë datë ( 1 Tetor 2019) , gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore në kuadër të Fondit në fuqi do të jenë rregulloret me anë të së cilave, përshkrimi i barnave tek mjeku amë si dhe procedura gjatë dhënies së barit në barnatore realizohet me anë të librezës shëndetësore bashkë me dokumentin e identifikimit të personit të siguruar (letrës së njoftimit ose pasaportës). Fondi për…

Lexo më Shumë

Gjykatësi suprem, Faik Arsllani, është zgjedhur për ushtrues detyre (u.d.) kryetar i Gjykatës Supreme, pas shkarkimit të kryetarit Jovo Vangellovski. Në seancën e sotme, Pas dy vitesh tentime të pasuksesshme, sot Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Vangellovskin edhe nga funksioni gjykatës, njofton Portalb.mk. Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur. Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj…

Lexo më Shumë

Në korrik të këtij viti janë dhënë 284 leje për ndërtim, për 2,9 për qind më sumë në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Është parashikuar ndërtimi i 1.184 banesave, prej të cilave 599 në rajonin e Shkupit, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 4.735.790.000 denarë, për 1,4 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Do të ndërtohen 180 objekte të ndërtimit të lartë (63,4 për qind), 41 (14,1 për qind) të ndërtimit të ulët, ndërsa 64 (22,5 për qind) objekte…

Lexo më Shumë

Nga epilogu i takimit të sontëm mes kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski varet kur do të mbahen vazhdimet e seancës së Komisionit dhe atij plenar për Ligjin e Prokurorisë publike si dhe seancës parlamentare për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, por ajo patjetër të shkarkohet më së voni deri më 15 shtator. Nëse ka marrëveshje, seancat do të mund të caktohen që nesër, ka thënë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili ka shtuar se patjetër të respektohet afati deri më 15 shtator për shkarkimin e Janevës. “Në ora 20 do…

Lexo më Shumë

Një person është plagosur sot në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. “Nga burimet e Klinikës Emergjente rreth orës 12:00 kemi pranuar një të plagosur rreth moshës 20 vjeçare. Bëhet fjalë për lëndim i shkaktuar me armë zjarri. Lëndimi është në këmbën e djathtë. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente”, ka thënë ai. Ndërsa Policia e Kosovës njofton se në kuadër të veprimeve të saj me një…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, prej 10 deri më 13 shtator 2019 do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020. Procesi i regjistrimit realizohet në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, ku në bazë të konkursit të shpallur kandidatët mund të aplikojnë në ato programe studimore ku ka vende të lira. Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve thonë se pas përmbylljes së afatit të parë të regjistrimit, i cili rezultoi i suksesshëm, edhe në këtë afat interesimi i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë vërehet në të gjitha njësitë akademike,…

Lexo më Shumë

Gjykatësja e Apelit, Cvetana Periq është zgjedhur për gjykatëse të Gjykatës Supreme, transmeton Portalb.mk. Siç bëri të ditur SDK-ja, Periq është emër i ri në repartin e krimit në Gjykatën Supreme, ku për 5 vjet nuk është zgjedhur fare gjykatës. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Shemsedin Jusufi shpreson se, “Periqi do ta ndryshojë klimën që mbizotëron në Gjykatën Supreme, dhe veçanërisht besimin në gjyqësor”. Zgjedhja e Periqit erdhi me miratim njëzëri, me 12 vota “për” në Këshillin Gjyqësor.

Lexo më Shumë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot pati një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të SHA Elektranave të Makedonisë së Veriut (ESM), Vasko Kovaçevski. Tema kryesore e këtij takimi ishin projektet që po zbatohen, si dhe planet dhe investimet në të ardhmen në sektorin energjetik. Ministri Bekteshi informoi se Ministria e ekonomisë në bashkëpunim me SHA ESM në periudhën e ardhëshme do të punojë në realizimin e projekteve të parapara në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë, kryesisht në ndërtimin e centraleve fotovoltaike në termocentralin Oslomej dhe REK Manastir. Tema e diskutimit midis ministrit dhe drejtorit ishin edhe masat…

Lexo më Shumë

12 vite burg kërkoi sot Prokuroria e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Në pretencën e dhënë gjatë ditës së sotme Tahiri ishte i pranishëm së bashku me avokatin e tij Maksim Haxhia. Ish- ministri akuzohet për “trafikim të narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Ndërsa në të njëjtën dosje janë edhe Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Bode, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më parë kërkesën e ish-ministrit për gjykim…

Lexo më Shumë

Një grup aktivistësh nga Tetova sot kanë vendosur tabela nëpër qytetin e Tetovës me mesazhe për problemet me të cilat ky qytet ka kohë që po përballet. “Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë”, është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave të vendosura në të gjithë qytetin, njofton Portalb.mk. Aktivistët thonë se mbeturinat e hudhura gjithandej, gropat në rrugë, kaosi në trafik ku çdokush parkohet ku të dojë, si dhe mungesa e transportit publik janë pjesë e problemeve të shumta me të cilat ndeshen çdo ditë tetovarët. Të motivuar nga këto probleme…

Lexo më Shumë

 Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Xhang Xuos, ambasadori i ri kinez i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, në ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve, theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm mes të dyja vendeve është i suksesshëm, miqësor, me vazhdimësi të shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë dhe me dialog politik konstruktiv. “Veçanërisht do të doja ta ndaj bashkëpunimin në suaza të “Procesit për bashkëpunim 17+1”, korniza e së cilës jep mundësi të mëdha për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Për ne, krahas bashkëpunimit në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) nuk pajtohet me idenë që të takim liderësh të organizohet vetëm se në mes të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilin nuk do të marrin pjesë edhe liderët e partive shqiptare. Sipas zëdhënësit të ASH-së, Flakron Bexheti vetë formati i takimit nga i cili janë përjashtuar shqiptarët nuk jep hapësirë për të konstatuar se do të ketë epilog të rëndësishëm, ndërsa vlerëson se përparim i dukshëm dhe i rëndësishëm mund të arrihet në një takim tjetër me prezencë të faktorit ndërkombëtar ngjashëm me atë të Përzhinës.…

Lexo më Shumë