Me 11.09.2019 zyrtarët policor të SPB Shkup, e kanë arrestuar A.G.(38) nga fshati Vollkovë, Shkup, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Vollkovë, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos.
A.G. është arrestuar në Stacionin Policor në Gjorce Petrov dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.



