Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, vizitën e punës në Berlin sot e ka rrumbullakuar në takime me deputetin e CDU/CSU në Bundestagun gjerman Johan Vadeful, me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Jan Heker si dhe me përfaqësues të ministrisë gjermane për punë të jashtme, Tomas Osovski, i autorizuar për BE-në dhe Suzane Shuc, i autorizuar për Evropë Juglindore.
Në takimet, siç informojnë nga kabineti i ministrit Dimitrov është konfirmuar qëndrimi evident pozitiv i faktorëve relevant politik në Gjermani lidhur me vendimet e pritura për negociatat qasës me BE-në në tetor.
Dimitrov, citohet në komunikatë ka shprehur kënaqësi nga porositë pozitive dhe me rëndësi nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës gjerman.
“Porositë e jashtëzakonshme pozitive dhe njëzëri nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës gjerman si dhe të bashkësisë së ekspertëve janë argumenti më i fuqishëm për ne se atë që e bëjmë dhe arrijmë në shtëpi është njohur në zemrën e Evropës. Ata janë motiv inkurajues të vazhdojmë me temp të pandalur në të njëjtin drejtim, pasi vetëm ashtu rrumbullakimi i bashkimit evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhet realitet “, ka deklaruar Dimitrov.
Ministri Dimitrov dje në kuadër të vizitës në Berlin ka realizuar takim me kolegun e tij gjerman Hajko Mas me të cilin ka biseduar për ndodhitë aktuale lidhur me pritjet tona nga Këshilli i tetorit të BE-së.



