Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel ka pasur takim pune me ambasadorët e shteteve- anëtare të BE-së (KOREPER) në organizim të kryesimit finlandez me BE-në.
Dimitrov ka rikujtuar në arritjet e përgjithshme të vendit në periudhën e kaluar, si në planin vendor ashtu edhe në avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka apeluar shtetet anëtare të sjellin vendim për fillim të negociatave inkuadruese në tetor, në bazë të rezultateve konkrete dhe arritjeve duke theksuar se ky vendim i merituar do të forcojë ndikimin dhe kredibilitetin e BE-së në vend, por edhe më gjerë në rajon dhe do të shërbejë si nxitje për transformimin e mëtejmë demokratik të shoqërisë sonë.
Në diskutimin me ambasadorët e pranishëm pas fjalimit të tij, Dimitrov edhe një herë ka theksuar se edhe krahas sfidave të caktuara, “vendi ka treguar pjekuri, përgjegjësi dhe vullnet të fuqishëm politik për ndryshime reale dhe progres”.
“Përralla e Maqedonisë është mundësi për sukses të përbashkët me BE-në”, ka thënë Dimitrov.
Dimitrov është ndalur edhe në rëndësinë e zgjidhjes së kontestit disa-dekadash me Greqinë, hapat që sollën deri në arritjen e Marrëveshjes së Prespës që siç thuhet “hapi derën dhe potencialin për bashkëpunim në më shumë fusha me interes të ndërsjellë dhe në drejtim të interesit të përbashkët dhe kontributeve të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme si dhe perspektivën euroatlantike të vendit”.
Në atë kontekst, ministri është përqëndruar në parashikimet për anëtarësimin e plotë të RMV-së në NATO në dritën e inkurajimit të Protokollit qasës nga ana e shteteve anëtare të Aleancës.
Dimitrov ka thënë se Ballkani Perëndimor është “ishull i rrethuar me BE- shtete anëtare” dhe se hapja e mundësisë së garës fer mes kandidatëve bazuar në merita individuale dhe skrining -kredibil në sferat kyçe, një ditë do të sjell deri në kompletim, në vend se zgjerim të BE-së, theksohet në komunikatë.
Pas përfundimit të vizitës së punës në Bruksel, pasdite Dimitrov e vazhdon turneun evropian me vizitë pune në Berlin.



