Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot se është krenar me partinë e tij që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë.
Veseli ka deklaruar se lista e PDK-së me kandidatë për deputetë do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta luftojë korrupsionin, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen.
Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.
Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar.
Falemnderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen në Konventën Festive që patëm mbrëmë. Do të mbetet e paharrueshme për mua. /Lajmi.net/



