Sekretari organizativ i partisë Alternativa, Bekim Sali ka reaguar pas publikimit të skandalit më të ri nga El Cheka, ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shqiptarëve të Maqedonisë ia shan 700.000 nana, transmeton Almakos.
“Në DUI njësia per matjen e “suksesit partiak” është destruktiviteti. Sa më shumë që je treguar shkatrraq, aq më shumë DUI ta jep mundësinë dhe detyrën partiake që ta vazhdosh këtë.
Njerëzve, të cilët e shkatërruan komunën, krijuan mafi urbane, u pasuruan me haraçe dhe e degjeneruan arsimin, sot u jepen dekorata dhe pozicione partiake me autorizime të shtuara.”, shkruan Bekim Sali.



