Me 09.09.2019 në ora 02.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore është arrestuar G.K.(33) nga Republika e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në evidencën operative është evidentuar në stop-listën me kërkesën e Interpolit nga Republika e Greqisë, me masën e arrestit, transmeton Almakos.
G.K. është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.



