Me 08.09.2019 në ora 15.00, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” e kanë arrestuar S.N.(21) nga Velesi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar në Stacionin Policor në Cair dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.



