Me 08.09.2019 në ora 14.00 është lajmëruar se në rrugën regjionale Gradsko-Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “ford fokus” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga J.I.(30) nga Radovishi, dhe motoçikletës “jamaha” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga G.T.(36) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.



