Author: Hamdi Kumanova

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit ka vizituar fshatrat: Koliçan i Epërm, Koliçan të Poshtëm (hapja e shtabit), Draçevicë dhe Batincë të komunës së Studeniçanit zona e Karshiakës. Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi problematikat reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, krizën socio-ekonomike dhe fenomenin e shpërnguljes nga vendi të familjeve shqiptare. “Qëllimi i koalicionit “Tash është koha” është zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët ne Komunën e Studeniçanit, si në Koliçan të Epërmë, ashtu edhe në Koliçan…

Lexo më Shumë

Në ujërat e Liqenit të Ohrit është gjetur një trup i pajetë i një burri . Rastin në polici është paraqitur nga ana e kalimtarëve të rastit të cilët e kishin vërejtur trupin në bregun “Maqedonia”. Ekipet e krim teknikës nga SPB Ohër kanë inspektuar rastin, kurse ekipi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Bëhet fjalë për shtetasin S.J. 49 vjeç nga Ohri.

Lexo më Shumë

Simon Xhekins Të mendosh se mund të kemi ndikim mbi Pekini autoritar është si fantazi. Përkundrazi, ne duhet t’i bëjmë të ndihen të mirëseardhur ata të cilët duan liri në Mbretërinë e Bashkuar Shikimii të rinjve kudo të cilëve u merret liria në mënyrë brutale është dëshpëruese. Kur ajo liri ishte një trashëgimi, sado e shkurtër, nga kurora britanike, është edhe më dëshpëruese. Ndalimi i disidencës i vendosura tani nga Kina në Hong Kong shkatërron frymën dhe letrën e traktatit Sino-Britanik të vitit 1984. Shfaq fytyrën e vërtetë të Kinës, një diktaturë pa moral. Kur raportova në vitin 1997 për…

Lexo më Shumë

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8. Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite mot i paqëndrueshëm…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Shkrimtari ynë, Kim Mehmeti bukur e shpjegon gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qasjen e partive politike ndaj tyre. Shpesh herë e përmend ndarjen e shqiptarëve në popull partish, klane partiake. Është më vlerë mendimi i tij nga rrugëtimi i palëkundur që ka bërë në të kaluarën dhe të tanishmen. E mbaj mend një shkrim kërcënues në gazetë kur lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ia patë bërë Iso Rusit. Në atë kohë të gjithë heshtnin, përveç  Kim Mehmetit që reagoi me shkrimin Im zot Thaci! E mbani mend kërcënimin partiak që lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizon disa eko-projekte në Manastir dinamika e të cilave po realizohet falënderim i bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale, deklaroi zëvendësministri i MMJPH, Jani Makraduli gjatë vizitës së sotme në këtë qytet. Në suaza të planit për ajër të pastër në vitin 2020, MMJPH do të investojë 1,5 milion denarë për fasadë të re dhe çatinë e shkollës së mesme të mjekësisë “Dr, Jovan Kalauzi”, konfirmoi Makraduli në Manastir. “Pa dallim të ribalancit i cili i preku të gjitha sektoret në buxhetin qeveritar për vitin 2020, plani “Për ajër të pastër” mbeti i njëjtë dhe…

Lexo më Shumë

Mjeku Nikolla Panovski për ‘Kanal 5’ thotë se uji në liqen është i sigurt, për shkak se mikroorganizmat në ujë po shpërndahen. Ai thotë si gjithkund ashtu edhe në plazh se duhet të mbahet largësia trupore për t’u parandaluar infektimi me coroanviurs, dhe nëse nuk mund të mbahet largësia trupore atëherë duhet të përdoret maska, përcjell Telegrafi Maqedoni. tani për tani, për shkak se plazhet në Maqedoni janë thuajse të boshatisura, është lehtë të mbahet largësia trupore, por problemi është kur do ketë më shumë njerëz. Mjeku Panovski sqaron se duhet të ketë edhe protokoll dhe të ketë kontroll për…

Lexo më Shumë

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) sot kërkoi nga partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, të prezantojnë programin parazgjedhor para anëtarëve të tyre, transmeton Portalb.mk. “SASHK-u, në kuadër të Konfederatës së sindikatave të lira, fton gjithë partitë politike dhe koalicionet, që pretendojnë të marrin qeverinë, të vijnë dhe të prezantojnë programin e tyre para udhëheqjes së organizatës”, raportojnë nga SASHK-u. Sindikata theksoi se takimet e tilla janë të nevojshme, ku do të shpalosen premtimet parazgjedhore dhe problemet në arsim. Ndryshe, deri më tani parti të ndryshme kanë premtuar rritje të pagës deri 600 euro apo…

Lexo më Shumë

Një punëtor lëndohet rëndë duke punuar në një objekt në komunën Aerodrom. Me rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës. “Më 02 korrik në orën 09:00 në SPB Shkup, K.D. ka denoncuar se në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” është dërguar i lënduari S.M. (26) nga fshati Rankovce, i cili është lënduar në vendin e punës në objektin në ndërtim në rrugën “Milan Zeçar” në komunën Aerodrom, me ç’rast nga mjeku i është konstatuar lëndim i rëndë trupor”, informon MPB. Insektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me rastin është njoftuar edhe Inspektorati shtetëror i…

Lexo më Shumë

Jemi sot këtu në lagjen Vizbeg të Shkupit, në vendin ku me vite të tëra u premtua parreshtur se do të ndërtoheshte shkolla fillore për nxënësit e kësaj lagje mirëpo asnjëherë ajo shkollë nuk u ndërtua. Lagja Vizbeg sot numëron përafërsisht 500 nxënës të cilët tashmë me dekada të tëra detyrohen që të udhëtojnë deri në 4 kilometra deri tek shkolla më e afërt. Këtë udhëtim e bëjnë sa me mjete të pasigurta transporti aq edhe në këmbë nëpër këto rrugica të paasfaltuara dhe pa trotuare, pa siguri fizike ndërsa kohëve të fundit edhe pa siguri se do të pranohen…

Lexo më Shumë

Duke prezantuar programin parazgjedhor, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se në qeverisjen e ardhshme do të vazhdojnë investimin në infrastrukturë. Sipas Zaev, investimi në rrugë, ura dhe bulevarde janë investim për zhvillim të ri ekonomik të vendit. Ndërtojmë 260 km. autostradë, ndërtojmë 30 km rrugë ekspresë, 900 km rrugë lokale, rehabilitojmë më shumë se 1500 km rrugë ekzistuese në çdo rajon të shtetit. I zgjerojmë kapacitetet e korridoreve ndërkombëtare për ta forcuar ekonominë”-tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Lexo më Shumë