Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, ka njoftuar se gjatë krizës së pandemisë rreth 12 mijë persona kanë humbur vendin e punës, por ajo tha se ata kanë qenë persona të cilëve ju ka skaduar kontrata. Me këtë shifër sipas saj ka përfunduar edhe grupi i personave të rrezikuar, ndërsa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo shprehet e bindur se kriza ka kaluar dhe e njëjta tani do të fillojë të zbutet.
Biljana Jovanovska: “Nga numri i të papunësuarve, rreth 12 mijë, gjegjësisht 11734 persona kanë ardhur në evidencë, ndërsa për të njëjtët është rregjistruar ndërprerje e marëdhënies së punës, gjeqësisht çlajmërim nga sigurimi I obligueshëm social në periudhën pas 11 marsit të vitit 2020, apo nga fillimin i krizës së Kovid. Numrat që i publikuam pë rata që pyetën, veçmas i dhamë për muajin qershor dhe shkurt, sepse lëndë interesimi për ne janë këta persona të cilët gjatë kohës së krizës mbetën pa punë, apo e humbën vendin e punës. Pikërisht pë rata u dedikuan edhe mjetet financiare në pjesën e kompenzimit material në përputhje me urdhëresën”.
Jovanovska shprehet e bindur se më e keqja tanimë ka kaluar dhe periudhën në vazhdim ajo pret që të ulet numri i papunësisë në vend”
Biljana Jovanovska: “Mendoj se ka kaluar periudha më e keqe dhe pres që një periudhë të caktuar të kemi një stabilitet dhe lëvizje në një linjë pozitive dhe përpjetë në pjesën e tregut të punës dhe pjesën e punësimeve dhe uljes së papunësisë. Ja për momentin, në përputhje me protokolet, fillojmë me trajnimin për profesionet e kërkuara ku do të përfshihen 500 persona. Duke patur parasyshë se vetë të papunësuarit në kontinuitet me padurim kanë pritur dhe pyetur kur do të fillojë trajnimi, kjo na jep të drejtë të mendojmë se ata tanimë janë të përgaditur për tregun e punës”.
Ajo mendon se një pjesë prej tyre vetëpunësohen gjeqësisht përmes atyre zejtarive dhe profesioneve regjistriojnë kompanitë e tyre, një pjesë tjetër kur të fitojnë aftësitë në ato profesione, kur të marin certifikatat, më lehtë dhe më shpejtë do të punësohen tek një tjetër punëdhënës. Jovanovska në këtë intervistë thotë se gjatë krizës ka pasur një lëvizje të madhe të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Sipas saj ka pasur ditë kur kërkesa për fuqi punëtore, gjeqësisht konkurset për vende të lira pune kanë arritur deri më 8000, ndërsandonjë herë deri në 4000 dhe mesatarisht ka pasur nga 6000 vende të lira pune.




