VMRO-DPMNE ka prezantuar platformën e saj parazgjedhore në Makedonska Kamenicë. Kandidati për deputet Igor Janushev, tha se do të vazhdojë të prezantojnë projektet që i planifikojnë pavarësisht fushatës së zezë të oponentëve politik. Do të tregojmë gjithçka që planifikojmë të bëjmë në këto katër vite, rritje të pagave, rritje të pensioneve, zvogëlimin e papunësisë, mundësimin e jetës më të mirë për çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa ata le të vazhdojnë në rrugën e tyre, le të vazhdojnë drejt hendekut”-pohoi Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Author: Hamdi Kumanova
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale në MPB ka parashtruar një iniciativë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj F.H. i punësuar si këshilltar i ri në Departamentin e Çështjeve Administrative Shkup pranë MPB-së për shkak të shkeljes së konstatuar të nenit 168 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe veprimit në kundërshtim me aktet e brendshme të Departamentit të Çështjeve Civile të cilat e vështirësuan më shumë shkeljen e rendit të punës dhe disiplinën. Siç informoi sot MBP-ja, F.H. u zgjodh anëtar i Këshillit të Komunës së Haraçinës. Ai ishte i punësuar…
Gjatë 24 orëve të fundit prej 1454 testimeve të realizuara, 165 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kurse janë regjistruar 128 pacientë të rikuperuar pas infektimit me koronavirusin e ri. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 7 persona të diagnostifikuar me Covid-19 në dhe në disa raste edhe me sëmundje tjera shoqëruese. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6787 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2876 janë shëruar kurse 328 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3583 raste aktive me Covid-19.
Përmbaruesit nga 24 korriku sërish do munden të bllokojnë llogaritë e qytetarëve dhe të kthejnë borxhet nga borxhlinjtë. Ndonëse dekreti paraprak i Qeverisë ishte ata të fillojnë me punë me 1 korrik, ky vendim u shty për 30 ditë. Nga Oda e përmbaruesve nuk duan të komentojnë si ndikon ky vendim në punën e tyre, por vetëm e kumtuan ditën prej kur sërish do munden të fillojnë me aktivitetet e tyre. Dekreti është edhe 30 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundoi më 23.06.2020, që do të thotë se me datë 24.07.2020 vazhdon zbatimi i plotë i…
Për shfrytëzuesit me kartelë debiti prej sot do të fillojë pagesa e të drejtave në para nga mbrojtja sociale dhe të fëmijëve për muajin qershor, ndërsa nga e hëna për shfrytëzuesit të cilët mjetet i marrin në ekspoziturat dhe filialet e bankave, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe theksojnë se edhe këtë muaj do të kryejnë pagesë në faza për ndihmën e garantuar minimale, kompensim për shkak të aftësive të kufizuara, kompensim për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër, kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, shtesë për strehim dhe kompensim të përhershëm. “Pagesa…
Ministri i MPB-së, Naqe Çulev gjatë vizitës së tij në SPB – Veles tha se “duhet të parandalohet çdo lloj i parregullsive zgjedhore”. “Duhet të sanksionohen, pa dallim se nga cila parti politikevinë. Duhet të vendosim akcentin në planet operative për parandalimin e ryshfetit dhe kërcënimet ndaj votuesve gjatë realizimit të të drejtës së tyre të garantuar”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se nga kolegët është informuar se ka tendencë të uljes së krimit klasik. “Temë kryesore ishte organizimi i zgjedhjeve fer, të sigurta, të qeta dhe demokratike. U diskutuan planet për organizimin e zgjedhjeve. U njoftova se…
Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ishte në tubim në qytetin e Dibrës, ku ai tha: “Kur vij në Dibër dhe kur them dibranë realisht mua më krijon konfuzion për një moment sepse të thuash dibranë të lindin dilema flet për dibranin e Tiranës, flet për dibranin e Shkupit, a flet për dibranin e Amerikës por realisht rrënja e Dibrës dhe shqiptarisë është në këtë Dibër dhe prandaj është e madhe”. Gjatë fjalimit të tij, kryetari Sela foli dhe për migrimin e shqiptarëve: “Fatkeqësisht ngushtomi sot e kësaj dite kur i shohim shtëpitë e vëllezërve tanë bosh,…
Forumi për të drejtat ndërkombëtare të njeriut duke analizuar situatën politike dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ja vlersuar se duhet ti jep mbështetje të pa rezervë Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit Shtet për të gjithë. Forumi për të drejtat ndërkombëtare në mbledhjen e saj të fundit vendosi që të vendos të gjitha kapacitet e saja në shërbim të koalicionit ASH AAA duke vlersuar bashkëpunimin e dy subjekteve si shumë të rëndësishme dhe vendimtar për momentumin politik që ndodhen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Forumi për të drejtat e njeriut Kumanovë
Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, nuk e di saktësisht se sa qytetarë deri tani kanë paraqitur humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të krizës me koronavirusin, por sipas numrave të fundit të disponueshme, bëhet fjalë për 6.000-7.000 persona. Carovska tha se për këtë çështje, përgjigja duhet të kërkohet tek Agjencia për punësim. “Numri i fundit që kam është rreth 6.000-7.000 persona, por do t’ju dërgoja tek Agjencia e punësimit për t’ju dhënë përgjigje të saktë dhe precize, se deri ku janë duke i përpunuar ato kërkesa dhe sa i kanë realizuar ato pozitivisht”, tha Carovska pas…
Qyteti i Shkupit sot e shpalli thirrjen publike për subvencione për kondicionerët inverter për ngrohjen e amvisërive. Në përputhje me kushtet e kësaj thirrje publike, hapet mundësia për mbi pesë mijë qytetarë të qytetit të Shkupit që të kompensohen plotësisht kostot për blerjen e pajisjes inverter, por jo më shumë se 62 mijë denarë në shumën neto. Siç u kumtua në konferencën për shtyp të Komunës së Shkupit, të gjithë qytetarët në territorin e qytetit të Shkupit që nuk kanë përdorur subvencione për ngrohjen e amvisërive të tyre dhe që nuk kanë lidhje ose mundësi për t’u lidhur me ngrohjen…
Në Dibër nisi sot edukimi për anëtarët e këshillave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Në komunën tonë ka 27 vendvotime, e me këtë 270 anëtarë të tyre. Për shkak të sigurimit të distancës fizike, edukimi do të zgjasë për disa ditë. Sot dhe në dy ditët e ardhshme për administratorët, ndërsa të hënën për përfaqësuesit e partive politike”, Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor. Këshillat zgjedhore përbëhen nga 10 anëtarë, gjashtë prej të cilëve janë administratorë, ndërsa katër janë përfaqësues të partive politike. Në dy ditët e kaluara, në Qendrën Zhupa u zhvillua edukimi për anëtarët e këshillave…
Kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri gjatë takimeve që ka zhvilluar nëpër fshatrat shqiptarë të Velesit i ka garantuar qytetarët se do të përfundojë sa më shpejt rruga që lidh fshatrat shqiptarë të Velesit me ato të Prilepit. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kohë më parë e kishte shënuar fillimin e punimeve në rrugën e re që lidh Komunën e Dollnenit me Komunën e Çashkës, përkatësisht fshatrat shqiptarë Crnilishtë me Jabollçishtë. Aktualisht nga kjo rrugë janë asfaltuar 6 kilometra, 4.9 kilometra janë duke u ndërtuar në fazën e dytë, kurse kanë filluar punimet…

