Dinamika e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë edhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm gjatë kryesimit gjerman me Unionin, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, eurodeputeti sllovak, Vlladimir Bilçik. “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë ndër temat kryesore të agjendës së vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Parlamentin Evropian më 8 korrik”, theksoi Bilçik. Sipas tij, vendimi i Këshillit të Evropës për dhënien e dritës së gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe hapje të kapitullit të ardhshëm nga procesi…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, njoftoi sot se kopshtet për fëmijë dhe qendrat ditore do të hapen kur këtë do ta lejojë Komisioni për sëmundje infektive. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së kompanive në Komunën e Kisella Vodës, Carovska theksoi se shëndeti i qytetarëve, si i fëmijëve dhe të rriturve, ashtu edhe i të moshuarve, është më i rëndësishëm. “Në emër të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, të rriturit dhe më të moshuarit që janë kategoria më e rrezikuar, presim mendim nga ana e Komisionit. Në momentin kur Komisioni, të cilin unë e…
Nën moton “Tani është koha”, tubim zgjedhor sonte në qendër të Dibrës mbajti koalicioni Aleanca për shqiptarët-Alternativa. Emërues i përbashkët i shumë folësve ishte se ndryshimet vijnë më 15 korrik me rrumbullakësimin e numrit 5, të cilat do ta kthejnë dinjitetin e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, do të sigurohet arsim cilësor, shldnetësi falas, e ardhme më e mirë që të rinjtë të mbeten këtu në vendlindje. Duke folur para qytetarëve të pranishëm, lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela e arsyetoi programin i cili “tërësisht do të realizohet”. “Programi është përpiluar në bazë të halleve dhe nevojave të qytetarëve…
Mirëqenia e të gjithë qytetarëve është një nga segmentet më të rëndësishme të programit të VMRO-DPMNE-së. Në Projekt programin Ripërtëritje parashihet ndihmë reale e grupeve të ndjeshme të qytetarëve. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të vazhdojë të ndërtojë kopshte të reja me të cilat do t’i rrisim kapacitetet për kujdes për fëmijët. Kopshte të fëmijëve do të hapen në Manastir, Ohër, Kisela Vodë, Gjorçe Petrov, Koçan, Kërçovë, Resnjë, Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Aerodrom. Hapja e kopshteve në institucionet shtetërore, si dhe ndihma financiare për ndërmarrjet private që dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ky projekt do të krijojë vende të reja…
Maqedonia do të votoj më 15 korrik, por COVID-19 mund të ndikoj në daljen e ulët të votuesve. Analisti politik, Sefer Selimi thotë për Radion Evropa e Lirë se dalja e ultë në votime do ti favorizoj partitë e mëdha. “Pandemia gjithsesi do të ketë ndikim të madhë në vendimin e votuesve se a do të dalin apo jo në ditën e votimeve. Veçanërisht tek të moshuarit dhe kategoritë më të rrezikshme të votuesve. Për më tepër, data është verë, në korrik, dhe do të jetë një sfidë për palët. Për zgjedhjet parlamentare nuk ka census për pjesëmarrje apo dalje…
Në periudhën janar- qershor 2020, NP Higjiena Komunale-Shkup pastroi dhe transportoi gjithsej 74578 tonë mbetje komunale prej amvisërive nga pjesa urbane dhe rurale e qytetit. Ekipet e Ndërmarrjes çdo ditë të javës, në tri ndërrime, larguan mbetjen nga gati 6000 kontejnerë nëntokësorë dhe mbitokësorë, të vendosur në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa dy herë në jave largohej mbetja nga 90 0000 kosha prej amvisërive individuale. Siç informoi NP “Higjiena komunale” – Shkup, gjithsej 400 punëtorë çdo ditë ishin të angazhuar për larje dhe fshirje me dorë të sipërfaqeve publike, ndërsa zona qendrore e qytetit dhe rrugët më të mëdha…
Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 173 raste të reja me Kovid-19 nga 1.653 testime, nga të cilët numri më i madh 75 janë nga Shkupi të cilët janë regjistruar dje në vend. Deri më është shënuar numri më i madh i të vdekurve ku numri shkon në 15. Janë regjistruar edhe 150 pacientë të shëruar dhe prej tyre pjesa më e madhe – 105 nga Shkupi. Kompetentët dhe punonjësit shëndetësorë vazhdimisht apelojnë që qytetarët t’u përmbahen masave për mbrojtje, ta mbulojnë gojën dhe hundën, të mbajnë distancë dhe shpesh t’i pastrojnë duart. Kjo, thonë është mbrojtje bazë nga përhapja…
Në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup në periudhën e kaluar është bërë punë intensive për të përmirësuar infrastrukturën. Janë bërë disa rikonstruksione, korrigjime dhe përpunim të zgjidhjeve për shfrytëzim më të mirë të infrastrukturës. Rrjeti ekzistues rrugor është rikonstruktuar dhe rehabilituar. Problemi me hyrjet dhe daljet nga kompleksi në rrugët e qytetit është zgjidhur plotësisht, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sinjalizimi vertikal dhe horizontal është vendosur për drejtimin e duhur të komunikacionit. Zonat e këmbësorëve janë shënuar, ndërsa është instaluar ndriçimi i ri i rrugës. Trotuaret janë zgjeruar. Janë krijuar kushte për lëvizjen e ambulancave, shtigjeve për vizitorët dhe…
Nëpërmjet një njoftimi të Komunës së Gostivarit thuhet se “thirrja publike për subvencionim të qytetarëve për blerje të biçikletave për vitin 2020, ndërpritet sot”. “Kjo për arsye se janë harxhuar të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, e që është në përputhje klauzolën e Thirrjes Publike të shpallur më date 08.06.2020: 1.4. Nëse harxhohen të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit do ta informojë publikun në faqen e saj të internetit se Thirrja Publike është ndërprerë para skadimit të afatit për të cilën…
Hamdi Nuhiju 15 korriku sivjet po vjen më shpejt se viteve të kaluara. Deputeti i zonës e kishte harruar rrugën për në Kumanovë. Xrrx telefoni: O shef ka ishte rruga për te shtabi? Nga ngjarjet e ngjeshura dhe aktivitetet e shumta partiake, ka ngatërruar këmishën me pantallonat. Në veturën e tij të tipit më të ri ka vendosur një mori me këmisha dhe kravata. Deputet që votuesit e vet i viziton vetëm njëherë brenda katër viteve. Deputet që nuk njeh asnjë lagje në zonën prej ku është zgjedhur deputet. Deputet të këtillë deri më tani kemi pasur ne shqiptarët e…
Koalicioni “Tash është koha” i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, premtojnë se do të ketë lehtësime për qasje në mjete transportuese, transmeton Portalb.mk. “Një paketë fiskale për ta lehtësuar qasjen në mjete transportuese: kthimi i TVSH-së për veturat me rrymë dhe me benzinë me kilometrazh zero për firmat; ulja e taksës rrugore për 50%, përcaktimi i kartonit të gjelbër me pagesë prej 1 euro dhe lirimi i homologimit për automjetet e reja”, premtojnë nga koalicioni. Ndërkohë, të rinjtë e koalicionit sot zhvilluan ekspozitën e titulluar “Ekspozita e Turpit” “Në këtë ekspozitë kemi paraqitur figurat më të rëndësishme të…
Zoran Zaev, kandidati për kryeministër nga LSDM-ja në një takim me qytetarët sot premtoi se do të jetë falas derivatet e “gjelbra” të naftës, duke theksuar se investimet për bujqësi dhe zhvillim rural arrijnë në 200 milionë euro, transmeton Portalb.mk. “Deri në vitin 2024 sigurojmë komplet falas 100% subvencionimin e naftës së “gjelbër” për gjithë bujqit dhe dyfish më shumë para për kthimin e tatimit personal”, premtoi Zaev. Ai theksoi se angazhimi për bujqësinë vazhdon akoma më shumë, sigurojmë 200 milionë euro në vjet ndihmë financiare për bujqit dhe zhvillimin rural. Ndërkohë, kandidati për deputet nga LSDM-ja, Oliver Spasovski përsëriti…

