Author: Hamdi Kumanova

Tre vite LSDM-ja përmes Qeverisë që e udhëheq tregon se çka do të thotë kujdesi për bujqit. Me politika të përgjegjshme dhe të ndershme, e kemi kthyer dinjitetin e bujkut tonë, e çmojmë dhe vlerësojmë punën e tij. Për vetëm tre vite përkrahja financiare në bujqësi arriti vlerën rekorde prej 430 milionë euro dhe arrin deri te bujqit e vërtetë individuale, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai shtoi se subvencionet janë rritur dhe se tërë pagesa sot është joselektive, e rregullt dhe, siç tha, që është më me rëndësi, me kohë, ndërsa bujqit paratë i marrin atëherë kur kanë…

Lexo më Shumë

Pas pothuajse katër muajve, sot në aeroportin e Ohrit “Shën Apostoli Pal” ateroi aeroplani i parë, me çka edhe zyrtarisht fillon sezoni kryesor veror turistik në brigjet e Liqenit të Ohrit. Me fluturimin e parë të realizuar nga aerokompania në Ohër “Chair Airliner” arritën udhëtarët e parë në linjën e rregullt nga Cyrihu. Është paraparë gjatë ditës së sotme të realizohet edhe fluturimi i parë nga Milanoja, i aerokompanisë “WizzAir”. Aeroporti në Ohër, si dhe ai në Shkup, ishin tërësisht të mbyllur për udhëtarë prej 15 marsit të këtij viti, kur u vendosën masa të posaçme restriktive për parandalim të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shprehet i gatshëm që t’i japë ose t’i kërkojë mandate deputetësh VMRO-DPMNE-së për të formuar Qeverinë e ardhshme, me qëllim që të mos pranojë kurrfarë kushtëzimesh. Zaev në një duel televiziv me kreun e opozitës, Hristijan Mickoski në “24vesti” madje parashkoi rezultatin zgjedhor në bllokun maqedonas, 55 me 48 në favor të socialdemokratëve. Jam i gatshëm që përmes bisedimeve t’i jap 13 deputetë Mickoskit sepse aq do t’i duhen për të formuar Qeveri, ose do t’i kërkojë të mi huazojë 6 sepse aq do na duhen neve. Askush nuk guxon të bisedojë me kushtëzime”-tha Zoran…

Lexo më Shumë

Latif Mustafa  Afrimin për herë të parë e kam njohur përmes grupit muzikor Xhepat e Zbrazëta dhe albumit të saj “Nesër është”. Në fakt, kurrë se kisha imagjinuar se “ai” Afrim është ky Afrim që e njoh sot. Këtë e zbuluam krejt rastësisht gjatë një kafeje mëngjesit në një ditë vere në zyrat e Revistës Shenja të cilat ndodheshin në objektin e Vilajetit të Shkupit karshi kalasë. Desh vdiqa së qeshuri kur mora vesh rreth peripecive në realizimin e atij albumi edhe pse grupi një vit më herë kishte debutuar në një festival të organizuar në Shkup. Komike ishte se…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme (1 korrik) hyn në fuqi Ligji për pagën minimale me çka paga më e vogël do të jetë 14.934 denarë neto, përkatësisht 21.776 denarë bruto. Me rritjen e pagës prej 435 denarëve u rritën edhe kontributet ndaj shtetit për 669 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në mars të këtij vitit, sipas nenit dhe paragrafi i dytë nga Ligji për pagën minimale, paga bruto nga muaji prill 2020 duhej të ishte 21.776 deearë, përkatësisht 14.934 denarë. Këtë rritje për 435 denarë neto, Qeveria e Maqedonisë në prill vendosi ta anulojë për tre muaj.

Lexo më Shumë

Regjistrohen dy përleshje fizike në Gostivar. Dje (30-qershor) në ora 17 e 40 minuta, 38-vjeçari N.O. nga fshati Vidushë e Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrrugën ,,JNA” në Gostivar, ku bashkë me vëllaun dhe nipin e tij kanë qenë duke kryer punë ndërtimore, rreth orës 16.00 është prishur qetësia dhe rendi publik, me një përleshje fizike në të cilën kanë marrë pjesë edhe disa persona të panjohur. Menjëherë pas denoncimit, në Stacionin policorë Gostivar kanë qenë të arestuar personat A.O.(23) dhe S.O. (49) nga fshati Vidushë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” apelon deri tek shkupjanët në mënyrë racionale dhe me kujdes ta shfrytëzojnë ujin në ditët me temperatura ekstreme të larta. Veçanërisht të shmanget shpenzimi i panevojshëm i ujit për ujitjen e kopshteve dhe fushave. “Në bazë të të dhënave nga ana e Drejtorisë për punë hidormeteorologjike, si dhe temperaturat e lara të cilat këto ditë arrijnë edhe mbi 30 gradë, apelojmë deri tek qytetarët e Shkupit për shfrytëzim racional dhe përdorim të ujit, gjegjësisht që të shmanget ujitja e sipërfaqeve më të mëdha dhe shpenzimi i panevojshëm i ujit gjatë ditëve të ngrohta”, theksojnë nga…

Lexo më Shumë

Filloi ndërtimi i qendrës së re moderne logjistike të kompanisë “Deni Internacional”, investim prej 4,5 milionë eurove i cili duhet të sigurojë 80 deri në 90 vende të punës. Me lokacion në udhëkryqin kryesor në shtet dhe në hyrje në kryeqytet, objekti do të ndërtohet në sipërfaqe prej 70.000 metrave katrorë tokë, prej 12.800 metra katrorë hapësirë për depom njëmijë metra katrorë pjesë administrative dhe zyra dhe kapacitet akomodimi për rreth 400 automjete transportuese ose automjete tjera komerciale. Në ngjarje mori pjesë kryeministri Oliver Spasovski i cili tha se me këtë investim kompania vazhdon ta realizojë misionin dhe përcaktimin kryesor…

Lexo më Shumë

Drejtoria për ardhura publike (DAP) shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind. Ulje ka pothuajse tek të gjitha tatimet, përveç tek tatimi i të ardhurave personale, tek i cili ka pagesë më të lartë se 1,8 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2019. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, informoi se të ardhurat e përgjithshme tatimore në qershor ishin 5.240.928.514 denarë. Ulje prej 17,3 për qind ka tek tatimi i fitimit, që, sipas Llukarevskës, ndoshta i referohet pagesës së parakohshme të këtij tatimi nga ana…

Lexo më Shumë

Në Kërçovë deri dje, 30 persona janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve aktivë janë 25, ndërsa në mesin e tyre është edhe imami i një xhamie të qytetit në Kërçovë. “Për këtë arsye, ne kemi vendosur që t’i mbyllim përkohësisht tetë xhami, kryesisht brenda dhe përreth zonës së qytetit në Kërçovë. Ne, si myftini, konsiderojmë se besimtarët që e vizitonin xhaminë ku po shërbente imami i infektuar, tani mund të shkojnë në xhamitë përreth, kështu që vendosëm të bëjmë një hap të tillë, mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e besimtarëve”, tha myftiu Murat efendi Useini nga Kërçova.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian mori vendim për hapjen e kufijve për 15 vende, dhe Maqedonia nuk ndodhej në listë. Autoritetet kroate vendosën që ta heqin masën e ngujimit 14 ditor për qytetarët e Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi, por jo edhe për qytetarët e Maqedonisë. Vendimi i KE-së ishte marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike të vendeve, ndërsa lista vazhdimisht përditësohet. Qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në Kroaci janë të obliguar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, por jo edhe për personat që ndodhen në transit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Greqia nga e mërkura do të hapë shtatë vendkalime kufitare tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë, Turqinë, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas sot në një konferencë të rregullt për shtyp. Sa i përket vendit tonë, do të hapet vetëm pikëkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë), ndërsa për tre vendet tjera do të jenë të hapura nga dy vendkalimet kufitare.

Lexo më Shumë