Gebi Hinslif
Ajo çfarë të gjithë në arsim e dinë, por askush nuk mund ta thotë është se asgjë në kohën e Covid-it nuk mund të jetë kurrë plotësisht pa rrezik
Është mesi i verës në plazhet e Sufolk-ut dhe Norfolk-ut dhe sezoni lojërave të fëmijëve në rërë është në kulmin e tij. Por për disa familje, pushimet po mbarojnë më herët këtë viti.
Shkolla është duke ia filluar javën e ardhshme për qindra adoleshentë në një pjesë shkollave të mesme lokale të udhëhequra nga akademia“Inspiration Trust”, nga Kromeri deri në Grejt Jarmothi dhe brenda deri në Noruiç. Të parë të cilët do t’i kthehen mësimit do të jenë fëmijë të cilët do të regjistrohen në “GCSE” apo “A-leves” vitin e ardhshëm, vera e të cilëve po shkurtohet për ta plotësuar kohën e humbur gjatë izolimit.
Kur pjesa tjetër do të pasojë në shtator, ata do të duhet të përshtaten jo vetëm duke qëndruar brenda grupit të tyre “flluskë”, por në ditë më të gjata shkollore dhe mësime zgjedhore të së shtunës për t’i ndihmuar ata t’i plotësojnë mësimet. Kur pyeta se sa ndryshim mund të bëjë vërtet fillimi në gusht, shefja ekzekutive e besimit Rejçëll de Souza tha: “Çdo orë ka vlerën e saj! Veçanërisht në shkollat me grupe të pafavorshme, koha të cilën e kalojnë para mësuesit është kritike”.Mund të tingëllojë pak ashpër, por ajo thotë se shumë studentë të cilët kanë parë rrënimin e botës rreth tyre këtë verë janë të shqetësuar për ndihmë; ata e dinë se notat e tyre tani kanë më shumë rëndësi se kurrë.
Nëse mënyra se si u tërhoqën rezultatet e “A-level-it” të këtij viti ndihet e padrejtë, atëherë vetëm pritni vitin e ardhshëm, kur adoleshentët me përvoja jashtëzakonisht të ndryshme të arsimit nën izolim gjykohen të gjithë në të njëjtin provim. Disa nuk do të kishin munguar fare, falë mësimeve në internet (të ofruara në mënyrë rutinore nga shkollat private, më rrallë nga ato shtetërore) ose ndihma nga prindërit. Disa nuk do të kenë pasur as edhe një lidhje interneti për gjashtë muaj, ose strehimin e sigurt emocional të cilin shkolla e përfaqëson për disa për fat të keq. Pandemia kërcënon të zbulojë vite pune të mundimshme për të mbyllur hendekun midis fëmijëve të pasur dhe të varfër dhe pasojat nëse shkollat nuk mund të rihapen plotësisht këtë vjeshtë, nuk iu intereson. Por të thuash kështu nuk do të largojë gjykimet përfshirë të Sollomonit.
Shumë prindër mezi se e presin shtatorin, pas disa muajve duke u përpjekur të punonin me fëmijët nën këmbë ose duke u shqetësuar se ata do të ngelin prapa. (Një studim i Mumsnet-it i prindërve, fëmijët e të cilëve u kthyen për një kohë të shkurtë përsëri në korrik, gjeti se 66%e prindërve fëmijët e të cilëve do të hynin në GCSE vitin e ardhshëm ishin në ankth se fëmijët e tyre humbnin arsimin, krahasuar me vetëm 3% të cilët ishin të shqetësuar se masat paraprake të Covid-it të shkollës së tyre nuk ishin mjaft të sigurta).
Drejtorët gjithashtu kanë kaluar verën duke u marrë me çdo aspekt të jetës shkollore, në një përpjekje kryesisht pa fryte për të zvogëluar rrezikun përmes modelimit; Rejçëll de Souza filloi të planifikojë që nga Pashkët, pa pritur për ndonjë epërsi nga qeveria siç duket. Drejtorët e saj të arsimit fillor dhe të mesëm i cekën me vetëbesim masat mbrojtëse të Covid-it duke përfshirë gjithçka nga udhëtimi, rrugët e autobusëve shkollorë janë riorganizuar për të mbajtur gjenerata të ndryshme larg njëra tjetrës aty ku është e mundur,deri te mësimet e Edukatës fizike (sportet e kontaktit si futbolli nuk lejohen, ndërsa atletikë lejohet) dhe gjatë drekës duhet të pritet radhë për në kantinë. Riorganizimi i operacionit kombëtar mjaft të kritikuar për prova dhe gjurmë i kësaj jave i cili zhvendos punën për zbulimin dhe ndalimin e përhapjes më afër nivelit bazë, duhet gjithashtu të ndihmojë.
Por për disa prindër dhe mësues, veçanërisht për ata të cilët janë duke u mbrojtur për shkaqe mjekësore, kthimi në shkollë ngelet një perspektivë e tmerrshme. Nuk ndihmon kur sekretari i arsimit Gavin Uilliamsoni i cili këtë javë u kërkoi falje në mënyrë pikëlluese familjeve për ndërprerjen, duket gjithnjë e më shumë përtej aftësive të tij.
Justifikim i pa kripë i ministrave për muaj të tërë konfuzion është se sindikatat mësimore qëllimisht po e bëjnë me vështirësi jetën duke lëshuar kërkesa të cilat nuk mund të përmbushen. Por nëse bisedoni me drejtorët dhe mësuesit e zakonshëm dhe çfarë del në pah është ankthi i kuptueshëm i shkaktuar me një ndjenjë të fuqishme vokacioni. Kur “Inspiration Trusti-i” i bëri thirrje personelit të gatshëm për të punuar në gusht, u paraqitën shumë më tepër mësues vullnetarë se sa kishte nevojë në të vërtetë.
Në Skoci, ku shkollat iu kthyen normales këtë javë, një studim nga sindikata e Institutit Arsimor të Skocisë zbuloi se gjysma e anëtarëve të saj ndjeheshin të pasigurt që janë kthyer, por gati dy të tretat e mbështetën vendimin për të rihapur megjithatë. Mësuesit kanë tendencë të dinë saktësisht pse puna e tyre ka rëndësi, madje edhe kur ka gjasa të sëmuren po nga ajo punë.
Si drejtues i Akademisë së Mançesterit brenda qytetit në pjesën “Moss Side”, Xhejms Eldoni pranon se ai mund të “qëndrojë zgjuar natën duke u dridhur”rreth gjithë asaj, nëse ia lejonte vetes. Qyteti i tij tashmë është nën kufizime emergjente pas një sulmi nga infeksionet e Covid-it dhe, ndërsa masat të mbulojnë pjesë të “Jorshajrit Perëndimorë”, Lankashajrit dhe Mançester Grejterit janë për tu shqyrtuar javën e ardhshme, frika është se ata kanë më shumë gjasa të shtrëngohen sesa të lirohen, me shenja të rasteve në rritje në mesin e të rinjve të liruar nga izolimi.(Një në pesë raste të reja në Kardelldejll janë ndër ato të moshës nën 18 vjeç, sipas Xhosh Fenton Glinit, këshilltarit lokal dhe ish-kandidatit parlamentar të Punës për Luginën Kallder; në Preston, pothuajse gjysma e rasteve të reja thuhet se janë persona nën moshën 30 vjeçare).Biseda e shtruar ka të bëjë me atë se çfarë sakrifica mund të jenë të nevojshme në mënyrë që shkollat të mund të hapen pa rrezik; a do duhet të mbyllen lokalet për të shmangur shtytjen e gjërave në të njëjtën pikë? Disa do të argumentojnë se e drejta për një arsim ia kalon të drejtës për dalje në lokale të shtunave, por në afat të gjatë këto janë edhe zgjedhje midis shpëtimit të vendeve të punës në hotelieri sot ose përgatitjes së fëmijëve për punë nesër. Po ashtu, ka një debat në rritje, nëse shkollat duhet t’i inkurajojnë fëmijët më të moshuar të mbajnë maska tani që ata janë mësuar t’i mbajnë në dyqane.
Por për Xhejmsin, gjithçka varet nga bindja se gjëja më e mirë për nxënësit e tij është të kthehen në një shkollë të sigurt aq sa ai mund ta bëjë. Ai shqetësohet se gjashtë muaj pushim është mjaft i gjatë për të prishur zakonin e të shkuarit në shkollë për disa, duke i shtyrë adoleshentë më të moshuar të vënë në dyshim të gjithë qëllimin e arsimit. Pse të punosh për provime, kur klasa e vitit 2020 nuk ka asgjë për të treguar përveç notave imagjinare dhe thyerjes së zemrave? Cili është qëllimi i universitetit, nëse thjesht ndiqni leksione në internet nga shtëpia? “Ata duhet të kenë besim se ia vlen” thotë Xhejmsi, i cili mendon se sa më shpejt nxënësit t’iu kthehen rutinës aq më mirë.
Megjithatë, ajo çfarë të gjithë në arsim e dinë, por askush nuk dëshiron ta thotë është se asgjë në kohën e Covid-it nuk mund të jetë kurrë plotësisht pa rrezik. Rreziqet mund të zvogëlohen, por kurrë nuk eliminohen plotësisht. Duket se fëmijët nën 16 vjeç luajnë një rol të kufizuar në përhapjen e virusit, por e ardhmja e atyre më të vjetërve është më e paqartë. Disa çështje nuk do të zgjidhen përfundimisht derisa shkollat të hapen përsëri, gjë që i lë mësuesit dhe prindërit të përballen me një hap besimi që për disa çuditërisht mund të duket e njohur.
Njëra nga mësimet më të vështira të prindërimit është të pranosh se nuk mund t’i mbajmë foshnjat tona të sigurt përgjithmonë; sa herë që nuk i shohim, ka një shans të vogël por të tmerrshme që ata nuk do të kthehen. Kurrë nuk e harroni herën e parë kur e lejoni një katër vjeçar të ecë nëpër sheshine lodrave për në klasë pa ju. Këtë vit, sado të moshuar të jenë fëmijët tanë të mëdhenj, prindërit do t’i përcjellin duke mbajtur frymën e tyre në heshtje.
Gebi Hinslif është gazetare për “Guardian-in”
The Guardian, 13.08.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/22.08.2020