Në promovimin e kandidatit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mbanë numrin 9 dhe që është propozuar nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte edhe kryetari i partisë, z. Ahmeti i cili që në fillim të fjalimit të tij tha se kjo prani kaq e madhe duke u bërë bashkë Likova dhe Kumanova pasi në rrethana të jashtëzakonshme këto dyja kanë qenë bashkë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë vendosur në lëvizje jo vetëm vendi por edhe rajoni si dhe ato qendra ndërkombëtare pasi e drejta është në anën tonë për këtë edhe gjithë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare” shtyhet për më 21 korrik të vitit 2020, për shkak të kërkesës së ish-nënkryetares së Kuvendit dhe deputete nga radhët e LSDM-së Frosina Remenski për përjashtimin e prokurores Vilma Ruskovska për veprim të mëtutjeshëm në këtë rast. Remenski, përmes avokatit të saj Vlladimir Donevskii, në kërkesën të dorëzuar deri tek Prokuroria publike e RMV-së elaboron se ka dyshim në anshmëri të veprimit të prokurores Vilma Ruskovska. Ndaj kërkesës për përjashtimin e prokurores Ruskovska, u përfshi edhe i akuzuari Bojan Jovanovski-Boki 13. Në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, përveç Frosina remenski, akuzohen edhe Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski-Boki 13,…
Të gjitha vaksinat e shfrytëzuara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, janë nga prodhues të njohur nga vendet e Bashkimit Evropian (Francë, Belgjikë, Bullgari), të aprovuara nga OBSH-ja dhe i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Prandaj, nga atje theksojnë se imunizimi i rregullt krijon imunitet kolektiv, ndërsa mosvaksinimi mbart rreziqe serioze për paraqitjen e epidemisë, e cila mund të ketë pasoja fatale. “Vetëm me imunizim të rregullt mund të ruajmë shëndetin publik”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe theksohet se në vitin 2019, janë vendosur dy vaksina të reja…
Profesori i gjeografisë, Lutfulla Memedi, ka komentuar veprimtarinë politike të ministrit, Arbër Ademi, i cili gjatë kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut të vitit 2020, mbledh mësimdhënësit e Komunës së Likovës, transmeton Almakos. Sipas Memedit, ministri ka shkelur nenin 11 dhe 12 nga Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm. “ Ministri i Arsimit shkelë rënd Ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm Neni 11 Në shkollën fillore ndalohet organizimi dhe veprimi politik dhe fetar, si dhe paraqitja e shenjave partiake dhe fetare. Neni 12 (1) Veprimtaria e shkollës fillore është me interes publik. “, shkruan Lutfulla Memedi./Almakos/
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup i njofton qytetarët se aksioni për pagesën e borxheve në këste dhe pa interes është në vijim. Aksioni për pagesën e borxheve në këste pa interes për personat fizikë dhe juridikë, i cili filloi më 17 qershor të vitit 2020, përfundon më 31 korrik të vitit 2020. NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të papaguar në këtë periudhë të aplikojnë për arritjen e marrëveshjes për pagesën e borxheve në të paktën 24 këste, në varësi nga vlera e borxhit, pa interes për vonesë të pagesës dhe se pas…
Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të imigrantëve në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. Vendimi u mor pasi Qeveria rishikoi informacionin nga seanca e gjashtë e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Krizave, të mbajtur më 26 qershor 2020. Gjendja e krizës e përcaktuar me këtë vendim do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të saj, pra nga 2 korriku. Sipas Qeverisë, kjo do të aktivizojë Shtabin e Përgjithshëm të…
VMRO-DPMNE prezantoi programin për “Ripërtëritje të Maqedonisë” dhe kandidatët për deputetë në Kumanovë. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, premtoi rritjen e pagave për 25% dhe pensione më të larta për 20%, të cilat do të nivelizohen sipas ligjit të vjetër, dy herë në vit. Mickovski pretoi nga 800 milionë euro për sportin, kulturën dhe arsimin, ndërsa për bujqit tha se janë paraparë 640 milionë euro dhe blerje të garantuar të produktit. Një mijë kilometra rrugë të rekonstruuara, subvencione për fasada dhe kyçje pa pagesë në rrjetin e gazsjellësit, ishin edhe disa nga premtimet parazgjedhore të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.…
Një i porsalindur dhe nëna e tij janë pozitivë në koronavirus. Zyrtarët nga Qendra për Shëndet Publik informojnë se pasi i porsalinduri ka shfaqur simptoma u dërgua në spital në Kozle në Shkup, ku iu nënshtrua ekzaminimit dhe mjekimit. I porsalinduri dhe nëna e tij ishin në Repartin e Neonatologjisë, Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në një kohë kur njëra nga infermieret ishte infektuar dhe e vendosur në izolim. Por gjashtë të posalindurit e tjerë dhe nënat e tyre janë mirë dhe nuk kanë simptoma të koronavirusit. Prandaj, gjatë ditës së sotme po bëhen hulumtime epidemiologjike për të përcaktuar se ku janë…
Ndërsa BDI-ja zotohet për mësimin e gjuhës shqipe edhe për maqedonasit dhe komunitetet e tjera, duke filluar nga klasa e pestë, nxënësit shqiptar të komunës Çashkë të Velesit vazhdojnë të arsimohen në gjuhën maqedonase. Tashmë sa vite, në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë nuk lejohet hapja e paraleleve shqipe. Këshilltari Ramadan Amzovski fajëson pushtetin lokal dhe udhëheqësinë e shkollës për këtë problematikë.. “Kur bëhet fjalë për shkollën Todor Janev, qendra ku është, pikërisht për mua si këshilltarë komunal, jo që janë të vogla por thuajse nuk kam aspak shpresa duke e dëgjuar drejtorin dhe kryetarin e këshillit të shkollës…
Qeveritë e Bashkimit Evropian sot vendosën që t’i hapin kufijtë për 15 vende, ndërsa në mesin e këtyre vendeve nuk ndodhet Maqedonia e Veriut. Vendimi, megjithatë, nuk është i obligueshëm, që do të thotë se çdo vend në mënyrë të pavarur do të vendosë se me cilat vende do t’i hap kufijtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në listë ndodhen Serbia, Mali i Zi, Kanada, Australia, Algjiri, Tunisi, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Japonia Moroko, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Uruguai. Kinezët gjithashtu do të mund të udhëtojnë në BE, por vetëm nëse Kina deklarohet se do t’i pranojë vizitorët evropian. Vendimi…
Vendimmarrja konsensuale, ndarje e barabartë e buxhetit, përfaqësim i drejtë dhe adekuat, zhvillim të barabartë rajonal. Këto janë vetëm disa nga premtimet që BDI po i mbart nga një program në tjetrin dhe nga një cikël zgjedhor në tjetrin. Shumë prej tyre ishin edhe në programin e kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2014, kur premtimet arritën deri në 2 miliardë euro investime nga 3 miliard sa peshonte në total buxheti vjetor i shtetit. Por shumica e atyre premtimeve nuk janë përmbushur dhe po rikthehen në retorikën parazgjedhore edhe pas gjashtë viteve. Materiali në vazhdim sjell edhe një kronikë të…
Gjykimi i rastit “Monstra” duhet të përfundojë deri në shtator. Gjykata, prokuroria dhe të akuzuarit vendosën të ketë nëntë seanca të reja në të cilat do duhet të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbetur për vrasjen në liqenin e Smillkovës para tetë viteve. Prokuroria me dëshmitarët e saj të propozuar përfundon të premten. Janë ftuar dy inspektorë të SPB-Shkup që kanë marrë shënime zyrtare për makinën e kuqe Opel Omega, me të cilin sipas policisë janë arratisur vrasësit. “Person i panjohur më 12.04.2012, mes orës 20 e 50 minuta dhe 21 e 5 minuta e ka parë veturën Opel Omega.…

