Edhe pse dibranët përdorin për pije ujin me kualitet të lart, e që sipas drejtorisë të ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, është një ndër ujërat më kualitativ në vend, dibranët nuk i paguajnë me rregull faturat për shfrytëzimin e ujit. Po ashtu, jokorrekt ndaj kësaj ndërmarrje janë edhe institucionet si Spitali i Përgjithshëm, shkollat e Dibrës, si dhe shumë firma private në sferën e biznesit, të cilët ndërmarrjes komunale i kanë shumë borxhe
Por, edhe pse dibranët përdorin për pije ujin me kualitet të lart, e që sipas drejtorisë të ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, është një ndër ujërat më kualitativ në vend, dibranët nuk i paguajnë me rregull faturat për shfrytëzimin e ujit. Përveç kualitetit të lartë të ujit, dibranët kanë edhe çmimin më të ulët të ujit në vend. Një metër kub ujë është vetëm 16 denarë, që në krahasim me qytetet tjera, është disa herë në i ulët. Megjithatë, pjesa dërmuese e qytetarëve nuk paguajnë faturat ndaj ndërmarrjes komunale që menaxhon me ujësjellësin.
Po ashtu, jokorrekt ndaj kësaj ndërmarrje janë edhe institucionet si Spitali i Përgjithshëm, shkollat e Dibrës, si dhe shumë firma private në sferën e biznesit, të cilët ndërmarrjes komunale i kanë shumë borxhe. Në një situatë të këtillë, ndërmarrja në fjalë nga viti në vit zhytet në borxhe për çka edhe të punësuarit kanë probleme me sigurimet pensionale, pasi nuk u janë paguar kontributet për disa vite me radhë. Drejtori i ndërmarrjes, Mazllum Lleshi, informon se viteve të fundit ka filluar të paguaj kontributet e rrogave, por që “gropa” e mos pagesës së kontributeve që është më se një dekadë, shkakton probleme me Fondin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.
Apelet për shlyerjen e faturave të ujit që bën pushteti vendor dhe ndërmarrja publike “Standardi” në adresë të amvisërive, institucioneve dhe firmave, po mbeten të shurdhra. Pikërisht për këtë shkak, borxhet ndaj ndërmarrjes që menaxhon me ujin arrijnë në 1.3 milion euro. Kjo situatë financiare normalisht shkakton probleme të shumta si në sigurimin e rrogave, por edhe në pagesën e borxheve. Kur jemi tek përdorimi i ujit në Dibër, duhet theksuar se çezmat tradicionale që kanë burime individuale, sidomos në pjesën e vjetër të qytetit dhe që para shumë dekadave kanë furnizuar dibranët me ujë, edhe pse vazhdojnë të jenë prezent, sipas institucioneve kompetente, uji i tyre nuk është për pije. Të tilla janë çezmat tradicionale të Budulecit, Shavecit, Demçes, Moravecit…, uji i të cilave përdoret vetëm për higjienë dhe jo për pije.




