Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, DPM Kërçovë shtroi padi penale kundër I.Z. (58) nga Kërçova informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Gjatë kontrollit të zbatuar mbi të më 24 mars këtë vit në rrugën “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policorë i kanë gjetur dhe i kanë marrë farat e bimës së kanabisti. Derisa, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë marrë 43 plumba dhe fara kanabisi, sqaroi Dimoski.


