Author: Hamdi Kumanova

Si rezultat i hetimeve paraprake, ekipet policore në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Strugë mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë në një mjet lundrues në Liqenin e Ohrit, njofton zëdhënësja e SPB-Ohër, Merlina Islami për in7 . “Nëpunësit policorë nga Njësia për Kriminalitetin Ndërkufitar për të Huajt dhe Riatdhesim -Qendra Rajonale për Punë Kufitare “Perëndim” pranë Drejtorisë për Siguri Publike në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Strugë”, thotë Islami. Droga është gjetur në rrugën rajonale Strugë-Ohër, respektivisht në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”-Strugë, në një mjet lundrues në afërsi të bregut të Liqenit janë gjetur shtatë…

Lexo më Shumë

Kjo vizitë është përtej simbolikave, ngase, para 30 vitesh, ra për të mos vdekur kurrë, dëshmori i paharrueshëm i Gostivarit së bashku me dëshmoren e Pejës, Nurie Zeka, duke dëshmuar pëtkushtimin nacional, pavarësisht se ku kishin lindur. Gjatë vizitës së Shtëpisë muze, u evokuan kujtime para 30 vitesh, kur shqiptarët në ish Jugosllavi përballeshin me një armik të fuqishëm që nuk pyeste nga vjen shqiptari, ata zbatonin projektin e tyre të dhunës, shpërnguljes dhe vrasjeve me motive politike. Kandidatët për deputetë, Arta Bilalli-Zendeli,dhe Hasim Dehari, vlerësuan lartë personalitetin e Naser Veliut, familjen e tij atdhetare si dhe angazhimin e tij…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në ‘Facebook’ shkroi se janë ndarë mbi 100 mijë kartela pagesore që kapin vlerën prej 9 milionë eurove. Ajo shton se numrat amë të qytetarëve që janë ankuar janë dërguar tek institucionet që kontrollojnë nëse të njëjtit i plotësojnë kushtet, njofton Telegrafi Maqedoni. “Pas përfundimit të kontrolleve do t’i njoftojmë qytetarët të cilëve u është pranuar ankesa dhe të njëjtit do të shtohen në listën e qytetarëve që ju takon mbështetja financiare”, tha Angellovska. Bankat, siç thuhet në status, duhet që më shpejt ta japin kartelën pagesore dhe deri më tani janë shtypur mbi 250…

Lexo më Shumë

“Investimi kapital i rradhës i Komunës së Strugës është ndërtimi dhe rekonstruimi i infrastrukturës rrugore në f.Borovec. Sot u asfaltua një nga rrugët kryesore në f.Borovec, rrugë me gjatësi prej 350m dhe gjërësi prej 2 deri më 4m. Ky investim vjen si iniciativë e Kryetarit të Komunës së Strugës z.Ramis Merko dhe banorëve të f. Borovec të cilëve së fundmi iu realizua kërkesa ashtu që u asfaltua një nga rrugët kryesore të fshatit duke u mundësuar lëvizje të lirë dhe pa pengesa banorëve të këtij fshati.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës

Lexo më Shumë

Komisioni për sëmundje infektive miratoi protokollin për organizimin e ngjarjeve publike në një mbledhje sot, i cili u propozua javën e kaluar nga përfaqësuesit e Shoqatës së Muzikantëve dhe Organizatorëve të Ngjarjeve, konfirmoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell Gazeta Express. Në një prononcim për mediat pas vizitës në Spitalin e Fëmijëve Kozle, Filipçe tha se sot u dha leja për të organizuar ngjarje publike me faktin se vendi duhet të mbushet jo më shumë se 50 përqind të kapacitetit ku do të organizohet ngjarja. Filipçe theksoi se protokolli i propozuar është i qëndrueshëm sepse parashikon hyrjen e kontrolluar…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas takimeve dhe marshit elektoral në Tetovë, hapjes së Shtabit Komunal në Studeniçan, agjendën e takimeve e ka vazhduar duke u takuar me banorët e fshatit Çerkez të Kumanovës. Pas përfundimit të takimit me banorët e fshatit Çerkez – Kumanovë, Gashi gjithashtu mori pjesë në marshin elektoral që u realizua nga partnerët e koalicionit AAA – ASH dhe hapjes së Shtabit Komunal në Kumanovë. Gjatë këtyre takimeve, u bisedua mbi padrejtësitë me të cilat po ballafaqohen shqiptarët gjatë këtyre viteve. ” Qëllimi jonë primar gjatë qeverisjes 4 vjeçare do të jetë shteti i së drejtës.…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili njëherazi është edhe bartës në njësinë zgjedhore 2 nga koalicioni AAA – ASH, së bashku me bartësin e njësisë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, sot morën pjesë në hapjen e Shtabit Komunal të Studeniçanit. Gjatë këtij takimi, ata kishin rastin që të njoftohen për së afërmi me përgatitjet e zgjedhjeve të 15 korrikut të koalicionit AAA – ASH. Fryma e fitores është në anën e koalicionit, ndërsa më 15 korrik ndryshimi do të vjen me Tash është koha. #TASHështëkoha Rretho numrin 5

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot së bashku me ministrin aktual të Kulturës, njëherazi edhe kandidat për deputet nga koalicioni AAA-ASH në zonën 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, bashkë me partnerët e koalicionit, kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, sot realizuan takim me banorët e Teqes së Tetovës. Gjatë këtij bashkëbisedimi, u fol mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët më shumë se 18 vite, nga kjo qeveri anti-qeveritare. “ Shëndeti i qytetarëve është primare për ne. Shpresoj që gjatë ditës së zgjedhjeve qytetarët të kenë kujdes mbi shëndetin e tyre. Çështja tjetër që dua të theksoj është ajo që fatkeqësisht…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka vendosur që prej të mërkurën (1 korrik) të vazhdojë me fluturimet e rregullta përmes aeroportit të Shkupit dhe atij të Ohrit, transmeton Portalb.mk. Fluturimi i parë do të jetë prej Shkupit në Gjermani. Katër udhëtimet e para do të organizohen nga kompania WizzAir, duke filluar prej ora 06:00 në Bremen, Larnaka (6:15), Stokholm (06:30) dhe Këln (06:45). Fluturimet tjera janë me kompanitë si TurkishAirlines, Pegasus, Germania, Swiss dhe EdelweissAir. Fluturimi i pare më 1 korrik do të vjen nga Stambolli, përmes kompanisë TurkishAirlines. Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski e…

Lexo më Shumë

Kërkesa e BDI-së për kryeministër shqiptar vjen pas disa mandateve të disa zv/kryeministrave të parë në ekzekutiv aktiviteti i të cilëve ka qenë pothuajse gjithmonë nën hije dhe pa rezultate. Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ndër vite ka qenë i pari ndër ministrat shqiptar që ka koordinuar punën e të gjithë ministrave të tjerë shqiptarë. Në rolin e zv/kryeministrit, Musa Xhaferi nuk ishte pothuajse aspak i pranishëm në publik dhe mediat kishin pasur shumë pak mundësi ta intervistonin dhe t’i parashtronin pyetje. Për rolin e Xhaferit më shumë u dëgjua në “bomba” ose në materialet e përgjuara. Shpejt…

Lexo më Shumë

E la kolltukun në Parlament dhe rroku Pushkën, pra ky është HysniShaqiri apo siç edhe me të drejt mund ta quajm Hasan Prishtina i dytë. Burr trim e Atdhetar që e ka tregue vehtën me vepra e jo me fjalë, ky burrë nuk ju nënshtrua kurrë politikës së Ali Ahmetit dhe BDI-së. Perkrah fuqishëm Aleancen me në krye Ziadin Selën. “Shëndet e jet të gjat sa malet baca Hysni”, e kanë uruar përkrahësit e tij.

Lexo më Shumë